Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndarë një mesazh me rastin e 75-vjetorit të krijimit të NATO-s.
Basha e shoqëron postimin me foton e aktit të anetarësimt të Shqipërisë në aleancë, të firmosur prej tij dhe të ekspozuar këtë të enjte në selinë e NATO-s. Kryedemokrati ka shpërndarë gjithashtu dhe mesazhin e Sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright në 50 vjetorin e Aleancës.
'Kumbon sot mesazhi i Sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright në 50 vjetorin e Aleancës:
Ne e dimë se kur demokracitë e Europës dhe Amerikës ndahen, krijohen çarje midis të cilave mund të shfaqen forcat e së keqes dhe agresionit, por kur qëndrojmë së bashku nuk ka asnjë forcë mbi tokë më të fuqishme se solidariteti ynë në emër të lirisë”
15 vite më parë Shqipëria u bë anëtare e Aleancës, dhe për këtë sot çdo shqiptar duhet të ndjehet krenar.” – shkruan Basha.