Hapësire reklamuese

Politikë

Me fabulën e filmit ikonik “Rocky”, Monika Kryemadhi thumbon të vetët që i kthyen shpinën dhe e nxorrën nga partia

Shkruar nga Newsbomb
Me fabulën e filmit ikonik “Rocky”, Monika Kryemadhi thumbon
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi ka zgjedhur që këtë të diel ta kalojë duke parë filmin ikonik të "Rocky" me Sylvester Stallone.

Sylvester Stallone e ka bazuar historinë e filmit “Rocky” në sfidat e tij që i ka pasur për t’u bërë aktor. Ai ka kaluar pengesa të mëdha për të arritur në majën e Hollywood-it, por asnjëherë nuk është dorëzuar. Pikërisht për këtë ai krijoi personazhin e këtij filmi, Rocky, i cili konsiderohet si një prej më motivuesve të të gjitha kohërave.

Gjithashtu pjesë e skenarit të shkruar nga vetë Stallone, është edhe personazhi i Tommy Gun.

Në historinë e filmit, Gunn la vendlindjen e tij në Oklahoma, duke u zhvendosur në Filadelfia në Rocky V ku kërkoi Rocky Balboa i cili e stërviti atë në 14 fitore radhazi në kategorinë e peshave të rënda. Por Gunn e tradhëton dhe largohet nga Balboa duke nënshkruar një kontratë me George Washington Duke, pasi ky i fundit i ofroi shumë para.

Këtë mesazh ka dashur të ndajë dhe Monika Kryemadhi e cila ditën e sotme ka ndarë pjesën e filmit ku Balboa e sfidoi Gunn në një luftë në rrugë dhe gjithçka përfundoi kur Rocky e rrëzoi Tommy Gunn në tokë si dhe mbyllja me arrestimin e tij nga policia.

“ROCKY, Personazh i pavdekshëm në çdo kohë”, shkruan Kryemadhi krahë videos. A është ky një mesazh që Monika po i dërgon grupit të saj, e cila për shumë vite në krye të Partisë së Lirisë i “rriti” dhe në fund “i ngulën thikën” pas shpine duke e larguar përfundimish nga partia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese