Ka përfunduar seanca plenare e cila kaloi për votim nen për nen projet-buxhetin e parashikuar për vitin 2025, i cili parashikon mbledhjen e 7.5 miliardë eurove në arkën e shtetit. Ky buxhet është miratuar në tërësi me 75 vota pro të mazhorancës dhe 24 vota kundër të opozitës.
Buxheti parashikon vendosjen në dispozicion të 825 miliarë lekëve për insitucionet shtetërore me qëllim rritjen e standarteve të shërbimeve shëndetësore, pagave, paketa për ndihmë sociale për falijet në nevojë, pensionet, arsimi, transporti e fusha të tjera që përfshijnë proceset jetike në vend.
Ndërkohë, Partia Demokratike ka propozuar në këtë seancë 4 amentamente, 2 prej tyre të propozuara nga lideri demokrat, Sali Berisha dhe si dhe të deputetes Jorida Tabaku të cilat u rrëzuan plotësisht nga mazhoranca.