Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mbyllet sondazhi i Newsbomb.al: Të rinjtë e PD-së kërkojnë “stafetën”, si kanë votuar shqiptarët nga veriu në jug (REZULTATET E PD PËR ÇDO QARK)

Shkruar nga Newsbomb
Mbyllet sondazhi i Newsbomb.al: Të rinjtë e PD-së
Sondazhet dhe Sali Berisha/ Fotomontazh

Teksa zgjedhjet parlamentare të 11 majit po afrohen, Newsbomb.al ka përmbyllur sot sondazhin e tij për fazën e parë, duke i lënë vendin fazës së dytë, e cila do të hapet më 5 prill.

Dy forcat kryesore politike në vend, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, kanë përzgjedhur tashmë kandidatët e tyre, të cilët do të garojnë në listën e mbyllur dhe në atë të hapur. Duke qenë se kandidatët e listës së mbyllur e kanë të siguruar hyrjen në Kuvend, Neësbomb.al përfshiu në sondazh vetëm ata që konkurrojnë në listën e hapur, ku vota e qytetarëve do të vendosë se kush do të marrë një mandat parlamentar.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta për të ndikuar në rezultatin e sondazhit përmes platformave të ndryshme, ekipi i IT-së siguroi që procesi të ishte i drejtë dhe transparent. Të dhënat tregojnë një interes të madh nga qytetarët, me mijëra vota të grumbulluara për çdo qark.

Shënim: Këtu janë vetëm votat për kandidatët e Partisë Demokratike!

Qarku Tiranë

Një garë e nxehtë mes të rinjve. Mesa duket elektorati i djathtë si duket është i hapur për figura të reja politike. Jonathan Pano është ai që kryeson sondazhin e Newsbomb në këtë qark me 2451 vota, ndërkohë që më pas ndiqet nga Albi Jehelezi me 2229 vota, e në vend të tretë është Lorenca Hoxha e cila ka marrë 1775 vota.

Qarku Durrës

Në Durrës, Pëllumb Shullazi është ai që ka marrë më tepër vota kundrejt kandidatëve të tjerë demokratë. Ai ka arritur të sigurojë 834 vota, duke lënë pas Arian Ndojin me 741 vota. Ndërsa në vend të tretë është klasifikuar Adriatik Hoxha për të cilin kanë votuar 728 qytetarë.

Qarku Vlorë

Në jug të vendit qytetarët kanë zgjedhur Alda Halucin. Ajo ka arritur të marrë rreth 84 vota, e ndjekur më pas nga Petro Gjikura me 78 vota. Me 77 vota është zgjedhur Liljana Elmazi duke siguruar kështu vendin e tretë në këtë sondazh për qarkun e Vlorës.

Qarku Shkodër

Në kryeqendrën e veriut është Lodovik Hasani ai i cili i prin listës. Sipas sondazhit të Newsbomb, Hasani është votuar nga 610 qytetarë, ndërkohë që vendin e dytë  votuesit virtuale ia kanë lënë Matilda Matijas e cila ka arritur të marrë 569 vota. Pas saj renditet Tedi Kopliku me 434 vota.

Qarku Elbasan

Në këtë qark i cili ka qenë dhe më i diskutuari pas publikimit të listave, qytetarët kanë treguar një preferencë të qartë për Dashamir Xhikën. Ai ka arritur të marrë 570 vota, i ndjekur më pas nga Dritan Cani me 529 vota dhe Armaldo Kllogjeri me 165 vota.

Qarku Berat

Në këtë qark, mbështetja më e madhe ka shkuar për Parim Mahmutaj për të cilin kanë votuar 1133 qytetarë. Me një diferencë të vogël votash në vend të dytë është listuar Fatmira Kola e cila ka marrë 1121 vota. Ndërsa, në vendin e tretë është listuar Oltion Merdari me 401 vota.

Qarku Dibër

Në qarkun e Dibrës  gara ka qenë tepër e fortë, por në krye të listës ka dalë Xhemal Gjunkshi me 3758 vota. Pas tij renditet Basim Çollaku me 3013 vota, ndërsa në vend të tretë pozicionohet Alketa Agolli me 1511 vota.

Qarku Fier

Silva Hasa krahasuar me kandidatët e tjerë ka marrë më tepër vota në këtë qark. 241 qytetarë i kanë besuar votë ne tyre në këtë sondazh Hasës, ndërkohë që me 212 vota është pozicionuar në vend të dytë Gentian Koci. Ndërsa, një numër i vogël votash kanë shkuar për Luljeta Sejkon për të cilën kanë votuar 96 qytetarë duke e pozicionuar atë në vend të tretë.

Qarku Gjirokastër

Gjirokastra ka dhënë një mbështetje për Alma Koren për të cilën kanë votuar 213 qytetarë. E ndjekur më pas nga Arben Ristani me 154 vota, e Mariklen Dervishi me 37 vota.

Qarku Korçë

Në qytetin juglindor 235 qytetarë kanë votuar për Enton Çaçanit, ndërsa 214 të tjerë kanë hedhur votën për Kristi Koçibellin. Me 143 vota është pozicionuar në këtë qark në sondazhin e Newsbomb është pozicionuar Gentian Çela.

Qarku Lezhë

Lezha ka parë një garë të “ashpër” mes kandidatëve, por në fund ka qenë Viktor Tusha ai i cili ka arritur të marrë më tepër vota. 1340 qytetarë kanë hedhur votën virutale për Tushëm, ndërsa 1088 të tjerë për Gjin Gjonin, një figurë e rëndësishme ky i fundit për Partinë Demokratike.  Në vendin e tretë është radhitur Edison Doçi me 1002 vota.

Qarku Kukës

Në Kukës kandidati më i votuar është Shkëlqim Shehu për të cilin kanë votuar 362 qytetarë. I ndjekur më pas nga Isuf Çela me 264 vota dhe më vend të tretë Elvira Peka me 116 vota.

Siç shihet, rezultatet e sondazhit tregojnë se gara për një vend në Kuvend po bëhet gjithnjë e më e fortë, dhe votuesit po tregojnë një interes të madh për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Me afrimin e zgjedhjeve të 11 majit, pritet që faza e dytë e sondazhit të sjellë edhe më shumë dinamika dhe rivalitet mes kandidatëve.

Newsbomb.al do të vijojë të monitorojë zhvillimet dhe të sjellë për lexuesit një pasqyrë të qartë të garës elektorale në çdo qark, ndërkaq më poshtë mund të njiheni me faksimilet e sondazheve, për të gjithë kandidatët bashkë me numrin e votave.  

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese