
Teksa zgjedhjet parlamentare të 11 majit po afrohen, Newsbomb.al ka përmbyllur sot sondazhin e tij për fazën e dytë, duke i lënë vendin fazës së tretë, që do të hapet më 5 maj deri në 11 maj.
Dy forcat kryesore politike në vend, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, kanë përzgjedhur kandidatët e tyre, të cilët do të garojnë në listën e mbyllur dhe në atë të hapur.
Duke qenë se kandidatët e listës së mbyllur e kanë të sigurtë karrigen në Kuvend, Newsbomb.al përfshiu në sondazh vetëm ata që konkurrojnë në listën e hapur, ku vota e qytetarëve do të vendosë se kush do të marrë një mandat parlamentar.
Të dhënat tregojnë një interes nga qytetarët, me shumë vota të grumbulluara për çdo qark.
Shënim: Këtu janë votat për kandidatët e Partisë Socialiste!
Shënim: Këtu janë votat për kandidatët e Partisë Demokratike!