Deputeti socialist, Plarent Ndreca dhe gazetari, Ilir Babaramo, patën një moment tensioni teksa ishin duke folur lidhur me paraqitjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në SPAK.
Duke mos kursyer aspak tonet e ashpra ndaj njër-tjetrit, Babaramo i kërkoi deputetit që të mos e ndërpresë dhe të mos e kthejë debatin me të në personal.
Teksa iu drejtua me fjalët “mos më bëj kokorroçin”, gazetari i kërkoi që të mos e ndërpresë, ndërkohë Ndreca nga ana tjetër i tha që të mos e ngrerë zërin me të.
Pjesë nga debati në studion e “Top Story”
Babaramo: Kokorroçin mos e bëj me mua dhe mos më ndërpre
Ndreca: Kokorroçin nuk e kuptoj çfarë është. Zërin mos ma trash se nuk më shqetëson fare. Jam këtu përballëm nëse e kishe për mua unë e kam mik Erion Veliajn por unë nuk po bëj avokatin sepse nuk ka për mua nevojë Veliaj. Unë e bëj avokatin për të nëse duhet, do jem shumë i nderuar.
Babaramo: Mos më ndërhy
Ndreca: Mos ma trash mua zërin
Babaramo: Nëse ke ardhur të bësh zhurmuesin këtu
Ndreca: Unë kam ardhur për të bërë debat
Babaramo: Mbylle që mos ta kthejmë personale