Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mbrojti Engjëll Agaçin dhe la Olsin, Rama: Unë reagova për Shqipërinë, im vëlla është 55-vjeç dhe përballet vetë

Shkruar nga Newsbomb
Mbrojti Engjëll Agaçin dhe la Olsin, Rama: Unë reagova për
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ndihet i revoltuar pas reportazhit të kanalit RAI3, pasi është sulmuar Shqipëria.

Në një intervistë për “Report TV”, kreu i qeverisë tha se iu desh që të reagonte, jo për shkak se në atë emision investigativ ishte pëmendur emri i vëllait të tij, Olsi Ramës, por për shkak se ishte baltosur emri i Shqipërisë.

Duke e quajtur dokumentarin e emisionit në RAI3 një produkt i nxjerrë nga “magazinat e errëta të kohës së palavdishme të medias italiane kur sa herë flisnin për “albanesi” flisnin për trafikantët, hajdutët dhe prostitutat”, Rama tha se iu desh të telefononte drejtorin e televizionit italian jo për t’ju ankuar për atë çfarë u raportua, por pasi kishin kryer një gabim të madh etik. Kryeministri tha se përmes atij emisioni iu përcoll të gjithë atyre që e ndoqën një gënjeshtër e pafalshme për burimin e informacionit.

“Unë nuk kisha komunikoja me tjetër dhe nuk komunikova me drejtorin e RAI 3 për t’ju ankuar për ndonjë gjë që është punë e gazetarëve po për ti bërë me dije se një skandal i madh etik ka ndodhur pasi përmes ekranit italian iu është përcjellë të gjithë atyre që  kanë ndjekur një gënjeshtër e pafalshme për burimin e informacionin. Kanë pasur në dorë përgjigjet e dhëna dhe nuk kanë publikuar asnjë dhe kanë thënë që nuk na janë përgjigjur. E vetmja gjë  ka qenë kjo dhe absolutisht asgjë tjetër”, tha Rama.

I pyetur nga gazetari se pse nuk ka reaguar për akuzat që i janë bërë të vëllait, Olsi Ramës, ai tha se i vëllai ka të gjithë kapacitetin e tij dhe detyrimin që të përballet dhe çështja e tij i takon drejtësisë.

“Im vëlla është 55 vjeç ka të gjithë kapacitetin e tij dhe detyrimin e tij që të përballet. Kështu që është një çështje që i takon drejtësisë, SPAK, Gjykatës të vendosin se kush është fajtori në këtë”, tha Rama, teksa më tej viktimën kryesore të këtij sulmi e konsideron sekretari i përgjithsëm të Këshillit të Ministrave, Engjell Agaçin. 

"Nuk e di që avokatët në sistemin e të drejtës mbrojnë shenjtorët", thotë Rama. 

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama: 

Sepse nga Shqipëria është eksportuar dhe importuar ai produkt i cili ishte një produkt që dukej si i nxjerrë nga magazinat e erëta të kohës së palavdishme të medias italiane ku sa herrë fliste për albanezi fliste për vrasës, trafikantë, prostituta, fliste për hajdutë dhe për Shqipërinë si atdheu i krimit dhe i gjithë të këqijave. E dyta nuk është një badibeko është thjesht një reagim në funksion të së vërtetës. Të vërtetës së thjeshtë se në shumë gënjeshtra që i u thanë aty u tha dhe një gënjeshtër shumë e madhe që viktimat e atij agresioni, që viktima ishte këshilltari ...i ministrave kishin refuzuar të përgjigjeshin të jepnin opinionin e tyre, ndërkohë që e kundërta është e vërtetë. Pyetjet janë dërguar me shkrim në kohën e duhur dhe kulmi është se mbase e thonë këtë gënjeshtër në emision duke krijuar një element të hijes së dyshimit për të gjithë atë konsipracion të ngritur në mbledhjen e ujërave të zeza të kanaleve politike të Tiranës shfaqen dhe këtu në një kanal ujëra të zeza dhe vazhdojnë duke i thënë shqiptarëve që sa fatkeqësi e madhe që as përgjigje nuk indinjuan të kthejnë. Epra kjo është skandaloze, nuk është normale dhe për këtë duhet të reaguar.

-Një sulm ndaj jush apo Shqipërisë?

Unë jam mësuar me sulmet dhe them të drejtën nuk më bëjë përshtypje si sulme dhe nuk  më prekin sepse janë sulme. Por në këtë rast si në çdo rast kur sulmohet Shqipëria, përbaltet Shqipëria, kur Shqipëria iu paraqitet të huajve nga të huajt në një dritë të tillë unë revoltohem dhe nuk rri dot pa reaguar. Çdo gjë që është për mua personalisht nuk do kisha bërë asnjë reagim. Siç nuk bëra asnjë reagim që aty ishte përfshirë edhe familja ime, madje sqarova që nuk po hy te kjo pjesë. Por kur sulmohet Shqipëria është e pamundur që unë të mos reagoj. Sepse nëse ka një gjë që për mua është e dorës së parë është krenaria për Shqipërinë. Është ngritja e kokës e Shqipërisë dhe mundësia për ti parën ë sy të gjithë si të barabartë gjë që po e arrijmë. Çdo përpjekje për të na ulur kokën në mënyrë të padrejtë patjetër që duhet të marrin përgjigje.

-Detaj si e priti telefonatën tuaj, drejtori i RAI3?

Unë nuk kisha komunikoja me tjetër dhe nuk komunikova me drejtorin e RAI 3 për t’ju ankuar për ndonjë gjë që është punë e gazetarëve po për ti bërë me dije se një skandal i madh etik ka ndodhur pasi përmes ekranit italian iu është përcjellë të gjithë atyre që  kanë ndjekur një gënjeshtër e pafalshme për burimin e informacionin. Kanë pasur në dorë përgjigjet e dhëna dhe nuk kanë publikuar asnjë dhe kanë thënë që nuk na janë përgjigjur. E vetmja gjë  ka qenë kjo dhe absolutisht asgjë tjetër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese