Hapësire reklamuese

Politikë

Mblidhet grupi PS-Rithemelim për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi: Kërkesa jonë, listat e hapura

Shkruar nga Newsbomb
Mblidhet grupi PS-Rithemelim për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi:
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi

Është mbledhur në Kuvend grupi i Dialogut mes PS dhe Rithemelimit për të diskutuar mbi çuarjen përpara të Reformës Zgjedhore.

Përfaqësuesi i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi në një deklaratë për mediat tha se kërkesa e tyre kryesore mbetet rikthimi i koalicioneve me lista të hapura, gjë që sipas tij mund të realizojë rotacionin politik. Ai u shpreh se sistemi me listat e hapura ka mundësuar rrotacion politik.

Të japim listën e hapur të partive politike. Zgjedhësi të ketë të drejtën të zgjidhë cilën parti të votojë. Të gjithë të marrin vesh në mënyrë transparentë sa vota ka marrë secila parti e koalicionit dhe mbi bazën e këtyre votave partitë marrin mandate. Detyrimi kushtetues tashmë përcakton që votimi me listën e hapur përcakton edhe se kush nga kandidatët   e partisë së koalicionit merr mandatin. Por e para është rikthimi tek diçka që është absolutisht funksionale.

Koalicioni me listë të hapur ka prodhuar mundësinë që të marrim vesh jo vetëm kush janë partitë, por edhe të ketë rotacion politik. Sot kemi PS që ka të paktën 5 mandatë më shumë seç i takojnë me votën e saj, ndërkohë PL që i takonin 11 mandate ka vetëm 4 mandate. PSD me vetëm 30 mijë vota ka marrë 3 mandate. Kjo është e padrejtë është vjedhje dhe votë e pabarabartë. Sigurisht në kuadër të kësaj të trajtohet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Prioriteti tjetër është rekomandimi i OSBE ODIHR”, - tha ndër të tjera Bylykbashi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese