Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mblidhen socialistët e Tiranës, porositë që Edi Rama ua bëri të qarta drejtuesve të këtij qarku

Shkruar nga Newsbomb
Mblidhen socialistët e Tiranës, porositë që Edi Rama ua
Rama, Manastirliu dhe Veliaj duke shkuar ne mbledhje

Këtë të shtunë socialistët janë mbledhur për të prezantuar ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliun, kryebashkiakun Erion Veliajn dhe kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropalin si drejtuesit politik të qarkut të Tiranës.

Mbledhja e mbajtur me dyer të mbyllura zgjati për rreth 1 orë e 40 minuta ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Gjatë kësaj mbledhje kryesocialisti dhe njëherësh dhe kryeministri i vendit, u ndau të vetëve detyrat dhe porositë për punën që duhet bërë në terren për zgjedhjet parlamentare të cilat priten të mbahen në muajin maj të vitit të ardhshëm.

Burime për mediat bëjnë me dije se Rama u ka kërkuar një angazhim më të madh në terren, koordinim me strukturat, përdorimin më shumë të rrjeteve sociale, sidomos TikTok-ut, si dhe afrimin e prurjeve të reja në PS.

Duke qenë se Tirana është dhe qark i madh, atëherë kryesocialisti është shprehur se përgjegjësia dhe punët duhet të jenë të ndara, pra drejtuesit e këtij qarku të “përveshin mëngët” dhe të formojnë skuadrat. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese