Komisioni Hetimor Parlamentar për ndërhyrjet në sistemin "TIMS" ka nisur zyrtarisht punën këtë të martë, me konstituimin e tij, objektin e hetimit dhe listën e personave që do të pyeten si dëshmitarë, për nevojat e hetimit parlamentar.
Kryetar i këtij komisioni është demokrati Ervin Salianji, ndërsa nënkryetari i përket mazhorancës dhe ai është deputeti Toni Gogu.
Në fjalën e tij, gjatë njoftimit të ngritjes së Komisionit Hetimor për "TIMS", kryetari Ervin Salianji ka lexuar një nga një emrat e të gjithë personave që dyshohet se janë të përfshirë në rrjedhjen e të dhënave të shtetasve shqiptarë, si dhe titullarë institucionesh deri te kryeministri.
Neësbomb.al sjell të plotë listën me emrat e personave që do të dëshmojnë gjatë punimeve tremujore të komisionit, deri më 21 Qershor 2024 kur përfundon dhe afati i tij. Megjithatë, pavarësisht emrave zyrtarë, anëtarët kanë propozuar dhe emra të tjerë që s'janë në këtë listë, por që janë emra jozyrtarë sepse më parë duhet që palët të bien dakord me votë.
Do të thirren për të dëshmuar personat apo funksionarët publikë të mëposhtëm:
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë
Taulant Balla, ministër i Brendshëm
Muhamet Rrumbullaku, drejtori i Policisë së SHtetit
Florian Sulejmani, drejtor i AMP
Bledar Çuçi, ish-ministër i Brendshëm
Gledis Nano, ish-drejtor i Policisë së Shtetit
Ardi Veliu, ish-drejtor i AMP
Zef Laska, dejtor i Burimeve Njerëzore në Policinë e Shtetit
Neritan Nallbati, drejtor i Policisë Kriminale
Dorian Tola, drejor i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar
Ervin Muça, drejtor i IT në Policinë e Shtetit
Ervina Gjana, drejtor i Krimit Kibernetik
Besian Tanuzi, ish-drejtor i Sistemeve në Policinë e Shtetit
Enri Ndoni, drejtor i Sistemeve në Policinë e Shtetit
Ardit Muça, shef i IT në Policinë e Shtetit
Elona Goga, ish-drejtor i Bazave të të Dhënave në Policinë e Shtetit
Do të thirren si dëshmitarë për nevoja të komisionit dhe shtetasit:
Eraldi Ndreca
Enkli Hoxha
Ergis Hidri
J. Dervishaj
Xhuljeta Çollaku
Albana Vrapi
Arben Babaj
Persona të tjerë që ka dyshime se kanë marrë pjesë në këtë operacion, janë:
Elvis Hysi
Ermal Beqiri nga kompania "Soft"
Nevila Xoxa
Kompania "Horizont", do thërrasim administratorin.