Hapësire reklamuese

Politikë

"Jam këtu", Kryemadhi shkon në mbledhjen e PL me një mesazh "të koduar" mbi bluzë

Shkruar nga Newsbomb

"Jam këtu", Kryemadhi shkon në mbledhjen e PL me një

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi do të marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, që do mbahet në “Hotel Tirana”. Mirëpo, ajo çka bie në sy ëshë bluza e veshur, ku shkruhet mban “Here I Am”.

Ditët e fundit, Partia e Lirisë është përfshirë në vorbullën e reagimeve të forta dhe debateve mes kryetarit Ilir Meta, ish-kryetares Monika Kryemadhi dhe mbështetësve të kësaj të fundit.

Pak më herë, përmes një postimi në rrjetet sociale, Monika Kryemadhi thekson se çdo tentativë për të përjashtuar ata që mendojnë ndryshe nuk ndihmojnë në ringritjen e partisë, por e çojnë atë drejt mbylljes.

"Meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik. Sot më shumë se kurrë opozita dhe aq më shumë Partia e Lirisë kanë nevojë për to.

Çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes. Të rinjtë duhet të mësojnë nga gabimet e të vjetërve jo ti përsërisin ato. Ndryshimi vjen me fakte jo me fjalë. E drejta për tu përmirësuar është për këdo. Sot në orën 18:00 në KDK e PL", shkruan Monika Kryemadhi.

"Jam këtu", Kryemadhi shkon në mbledhjen e PL me një

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese