Hapësire reklamuese

Politikë

Mbledhja e grupit të dialogut, Gjiknuri: Marrëveshja e 5 qershorit nuk është e vlefshme, Bylykbashi: PS frikësohet nga koalicionet parazgjedhore

Shkruar nga Newsbomb
Mbledhja e grupit të dialogut, Gjiknuri: Marrëveshja e 5 qershorit nuk
Pamje nga mbledhja e grupit të dialogut pë Reformën Zgjedhore

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e grupit të dialogut për të diskutuar mbi ndryshimet në kodin zgjedhor si dhe votën e diasporës.

Në një deklaratë për media, anëtari i grupit nga radhët e PS-së, Damian Gjiknuri tha se gjatë diskutimit të sotëm midis palëve është arritur një konsensus mbi disa pika në ndryshimet e propozuara në kodin zgjedhor.

Sipas Gjiknurit, PS ka ofruar në tryezën e dikutimit, garanci për financimin e votimit dhe numërimit elektronik në 4-5 qarqet më të mëdhaja të vendit, ndërsa shton se opozita nuk është dakord për këtë pikë edhe pse ishte ajo që e kërkoi më herët.

Gjithashtu, Gjiknuri shprehet se përsa i përket votës së diaporës është ende e mundur, pasi ndodhet brenda afateve dhe nëse arrihet një marrëveshje brenda muajit korrik ajo do të mundësohet në zgjedhjet parlamentare të 2025.

Në këtë pikë duhet të adresohen dy çështje, tre vendime të Gjykatës Kushtetuese, e para ka të bëjë me votën e diasporës, e dyta është herësi, shpërndarja brenda forcave politike. Do të dalim me propozimet tona, për shpërndarjen e mandateve. Nëse nuk bihet dakord, lista mund të interpretohet nga KQZ si e hapur plotësisht.

Së fundi kam dhënë garanci nga ana e mazhorancës që jemi dakord të financojmë votimin e numërimin elektronik në 4- 5 qarqet më të mëdha të vendit, por opozita ka hequr pak a shumë dorë. Këto janë pikat që u ofrova për marrëveshje.

Vendi nuk mund të rrijë peng i 5 qershorit. Vota e emigrantëve është e mundur, pasi janë ende afatet. Është e mundur që të nisë zbatimi me çështjen në fjalë. PS ka qenë për një variant të balancuar, si herësi.

Ose mund të shkojmë drejt një skeme më të afërt, kushtetuese. Nëse nuk ka dakordësi, do të mbetet regjimi siç është shfuqizuar nga Kushtetuesja, që do të thotë se herësi është zero”,- u shpreh Gjiknuri në deklaratën për media.

Në kahun tjetër, Oerd Bylykbashi nga radhët e opozitës shprehet se PS kërkon që të mbajë një marrëveshje të shkretë, pasi frikësohet se koalicionet e propozuara do të rikthejnë PD në pushtet dhe duke qenë në dijeni të kësaj ato kërkojnë që të mbajnë pushtetin duke mbajtur peng reformën zgjedhore.

Gjithashtu, Bylykbashi shprehet se propozimi i tyre mund t’i dërgohet edhe OSBE-ODIHR-it  që ata të shprehen nëse kjo është në përputhje me standartet, por as për këtë nuk gjetëm dakordësi, përfundon ai.

Pala tjetër kërkon që të mbajë një marrëveshje të shkretë, pasi janë në dijeni se koalicioni kthen opozitën në pushtet dhe prodhon rrotacion politik. Ato duan të mbajnë pushtetin duke mbajtur peng reformën zgjedhore.

Po kërkojmë asnjë më shumë dhe asgjë më pak që zgjedhësit të kenë listë të hapur të votimeve, se cilët duan të zgjedhin. Të gjitha këto janë të refuzuara, ne kërkojmë që kjo reformë të jetë e plotë dhe e drejtë, dhe ashtu siç u ndryshua pa asnjë rekomandim.

Jemi të gatshëm që propozimet që koalicioni siç ka qenë më parë të futet si alternativë bashkë si është sot që e ndryshoi në mënyrë të njëanshme dhe partitë të zgjedhin kë të duan, ky propozim t’i çohet OSBE-ODIHR, që ata të shprehen nëse kjo është në përputhje me standartet, dhë për këtë ato nuk ranë dakord”,- tha Bylykbashi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese