Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Mbi 1.5 milionë emigrantë votues", Berisha: Rama nuk e do voton e diasporës

Shkruar nga Newsbomb
"Mbi 1.5 milionë emigrantë votues", Berisha: Rama nuk e do
Mbledhja e Berishës me drejtuesit e qarqeve të PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat pas një takimi me drejtuesit e qarqeve të PD-së në Shqipëri, ku fokusi kryesor ishte organizimi dhe lehtësimi i procesit të votimit për shqiptarët jashtë vendit.

Berisha tha se mbi 1.5 milionë votues shqiptarë ndodhen jashtë vendit, dhe përgëzoi drejtuesit për angazhimin dhe punën e tyre për të siguruar një pjesëmarrje sa më të gjerë të emigrantëve shqiptarë në zgjedhjet e ardhshme

Por lideri demokrat ka akuzuar Ramën se nuk e do votën e emigrantëve dhe po bën çdo gjë për ta ndaluar atë.

E thirra këtë takim me ju, për të ju përgëzuar për punën që keni nisur dhe zhvilluar në mënyrë që të konkretizohet me sa më shumë sukses, vota e shqiptarëve jashtë vendit, si një dimension themelor i këtij procesi elektoral. 

Po të kemi parasysh faktin se, votues shqiptarë janë më shumë jashtë se sa brenda, atëherë është një mision i vërtetë, angazhimi ynë për të krijuar çdo lloj lehtësimi dhe mundësie, që këta mbi 1 milionë e gjysëm votues që ndodhen jashtë, qytetarë shqiptarë me të drejtë vote që ndodhen jashtë, të mund të shprehin vullnetin e tyre politik, për kandidatët, kandidatet, forcat politike që ata u besojnë.
Në këtë aspekt, roli juaj është shumë më i madh dhe i PD.

Por natyrisht Edi Rama po përpiqet, një akt që nuk e ka dashur kurrë, bën gjithçka për ta sabotuar.
Ne qëndrojmë të hapur dhe të vendosur për çdo vendim që mundëson votën masive, pa diskrimimin të qytetarëve tanë shqiptarë, kudo që janë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese