Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mbeti pa mandat, reagon Xhemal Qefalia: Nuk ishte “luftë” brenda llojit! Kërkesën për rishikim të votave e tërhoqa përpara ndërhyrjes së Ramës

Shkruar nga Newsbomb
Mbeti pa mandat, reagon Xhemal Qefalia: Nuk ishte “luftë”
Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia

Kandidati për deputet i qarkut të Tiranës për Partinë Socialiste, Xhemal Qefalia ka reaguar pas rezultatit të marrë nga zgjedhjet e 11 majit, i cili nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit.

Qefalia është shprehur falenderues për çdo qytetarë që i besoi votën, sidomos për diasporën, ndërsa tregon se angazhimi i tij në Partinë Socialiste do të vijojë me të njëjtin ritëm.

Falënderoj të gjithë ata që më votuan. Nuk ishte luftë brenda llojit, por ishte garë. E rëndësishme është fitorja e PS-së. Partia Socialiste korri sukses të jashtëzakonshëm. Kryeministri Edi Rama e paralajmëroi se shqiptarët janë më pranë Europës. Jam i surprizuar nga diaspora, nuk e prisja. Kam marrë vota nga vende që as kam qenë atje, më votonin nga Gjermania, Italia etj, është kënaqësi e veçantë. Shqiptarët në diasporë nuk janë militantë, votojnë me gjakftohtësi dhe zgjedhin progresin e zhvillimin”, tha Xhemal Qefalia për Neës24.

Përsa i përket kërkesës që Qefalia i ka drejtuar KQZ për vënien në dispozicion të pamjeve filmike të numërimit të votave dhe më pas tërheqjen e kësaj shkrese, kandidati është shprehur se ka qenë një abuzim nga ana e tij apo dhe e kolegëve lidhur me këtë veprim.

Sakaq, në media ditën e djeshme u publikua mesazhi që Rama u kishte dërguar anëtarëve të PS, të cilët të mbetur jashtë Kuvendit kërkuan rishikimin të numërimit të votave, duke shprehur pakënaqësi lidhur me këtë situatë.

Qefalia u shpreh se kërkesa ishte tërhequr përpara ndërhyrjes së Edi Ramës duke hedhur poshtë spekulimet për presion apo ndërhyrje politike.

Është abuzuar me kërkesën tonë për rinumërim votash, nuk është dashur aspak ndërhyrja e kryeministrit për t’u tërhequr nga kërkesa. E kisha tërhequr kërkesën për të parë pamjet e numërimit të votave edhe përpara se të reagonte Rama. E morëm mandatin e katërt, sepse në tre mandate kemi punuar dhe kemi bërë reforma të vlerësuara nga BE-ja dhe PS është e vetmja forcë politike që mund ta fusë Shqipërinë në Bashkimin Europian. Humbësi i zgjedhjeve, PD, duhet ta pranonte rezultatin”, tha Qefalia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese