Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Mbështes punën e SPAK”, Lulzim Basha reagon për herë të parë për arrestimin e Ilir Metës, flet edhe për “21 Janarin”

Shkruar nga Newsbomb
“Mbështes punën e SPAK”, Lulzim Basha reagon për
Lulzim Basha

Lulzim Basha ka komentuar për herë të parë arrestimin e ish-presidentin të vendit dhe njëkohësisht dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës.

Jashtë ambienteve të Kuvendit Basha theksoi se mbështetja e tij ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ndryshon në varësi të paktësisë politike, por mënyra si Meta u arrestua ishte një “akt i shëmtuar”.

“Mbështetja nuk ndryshon në varësi të përkatësive politike. Nëse e keni fjalën për formën e arrestimin ishte një akt i shëmtuar”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët nëse ka pasur ftesë nga SPAK për t’u marrë në pyetje lidhur me dosjen “21 Janari”, ish-ministri i Brendshëm i aso kohe u përgjigj se nuk ka marrë ende një thirrje nga Prokuroria e Posaçme.

Basha theksoi se është në dispozicion të SPAK, duke theksuar se duhet të marrë fund epoka e imunitetit parlamentar.

A ke ftesë për t’u pyetur nga SPAK?

Basha: Jo deri në këtë momente jo, por jam në dispozicion të SPAK. Duhet të marrë fund epoka e imunitetit parlamentar. Kemi vendosur para Parlamenti edhe propozimin për të hequr imunitetin e deputetëve. Mbahet i kyçur në sirtar. Heqja e imunitetit parlamentar do të thotë ti hiqet mundësia njerëzve si Arben Ahmetaj të arratisen.

A keni frikë që mund të prekeni nga hetimet?

Basha: Frikë kanë ata që kanë shkelur ligjin.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese