Hapësire reklamuese


Politikë

Mbërrijnë votat e para nga diaspora, rreth 600 zarfe depozitohen në Parkun Olimpik

Shkruar nga Newsbomb
Mbërrijnë votat e para nga diaspora, rreth 600 zarfe depozitohen
Foto ilustrim: Përgatitja e zarfeve

Kanë mbërritur pasditen e sotme rreth 600 zarfet e para me fletët e votimit të diasporës në Parkun Olimpik.

Siç u bë me dije më herët, pas mbërritjes së zarfeve me votën e emigratëve në Parkun Olimpik, ata do të ndahen në kuti të posaçme të pahapura referuar qarkut nga ku është regjistruar zgjedhësi për të votuar, për tu numëruar më pas më datë 11 maj.

Sipas procesit, DHL do t’ja dorëzojë thasët KQZ-së, e cila, pasi t’i hapë pakot një nga një e t’i nxjerrë nga zarfi plastik i verdhë, do të skanojë barcodet e zarfeve B. Në sistemin elektronik do të shfaqen emrat e zgjedhësve që kanë kthyer fletën.

Në fund zarfet B, do të ndahen në kuti sipas qarqeve. Votat nuk do të hapen, deri më 11 maj kur të nisë votimi në Shqipëri.

Kujtojmë se fletët e votimit nisën të shpërndahen 3 ditë më parë. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese