Hapësire reklamuese


Politikë

Mbërrijnë votat e para në Tiranë, Celibashi: 735 zarfe, do të vëzhgohen 24 orë me kamera

Shkruar nga Newsbomb
Mbërrijnë votat e para në Tiranë, Celibashi: 735 zarfe, do
Ilirjan Celibashi

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka folur për mediat pak pasi mbërritën votat e para të diasporës, të cilat janë vendosur në Parkun Olimpik në kryeqytet. 

Celibashi ka deklaruar se kanë mbërritur 735 zarfe dhe vota e parë vjen nga Gjermania. Ndërkohë që zarfi i parë që është skanuar i përket qarkut të Beratit. Zarfet me fletët e votimit do të hapen në 11 maj kur të nisë procesi i numërimit paralelisht me votën brenda Shqipërisë.

Ndërsa sa i përket numërimit, Celibashi theksoi se si do të procedohet:"Në momentin që do të fillojë procesi i numërimit për Tiranën do të fillojë edhe procesi i numërimit për ata që janë të regjistruar nga jashtë për Qarkun e Tiranës.", tha Celibashi.

Ndëkrohë, kryekomisioneri ka siguruar se kutitë me votat e diasporës do të qëndrojnë të vëzhguara 24 orë, madje edhe nga vëzhgues të partive politike dhe oficerë policie. 

"Kutitë me votat e diasporës do të qëdrojnë në këtë ambiente, të mbikëqyrur nga kamerat 24/7", thesoi kreu i KQZ-së.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese