Hapësire reklamuese


Politikë

Mbarojnë pushimet për ligjvënësit, deputetë e ministra rikthehet sot fuqishëm në Kuvend, zbardhet rendi i ditës i seancën plenare

Shkruar nga Newsbomb
Mbarojnë pushimet për ligjvënësit, deputetë e ministra
Foto/ Seanca plenare ne Kuvend

Këtë të hënë, 2 shtator, ligjvënësit shqiptar do t’i rikthehen Kuvendit. Deputetë e ministra me kërkesë të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit, do të mblidhen pasditen e kësaj të hënë, më orën 17:00.

Ky sesion i ri parlamentar do të hapet me fjalës hyrëse të kryetares Spiropali si dhe me fjalimet që do të mbajnë më pas krerët e Grupeve Paralamentar, kreu i grupit të socialistëve, Niko Peleshi, ai i demokratëve, Gazment Bardhi, Mesila Doda në cilësinë e kryetares së Grupit Parlamentar "Demokraci dhe Integrim' dhe Agron Duka në cilësinë e kreut të grupit parlamentar  "Aleanca për Ndryshim" .

Ndërsa në rendin e ditës së seancës plenare është parashikuar, miratimi i procesverbaleve të seancës plenare të datës 25, 26 dhe 30 korrik 2024. Gjithashtu, çështje e ditës do të jetë dhe njoftimi për çështjet e depozituara në Kuvend.

 

Mbarojnë pushimet për ligjvënësit, deputetë e ministra
Rendi i dites

 

Dy nga çështjet më të “nxehta” të cilat pritet të përmendet këtë seancë plenare janë çështjet e mandatit të deputetëve socialistë, Olta Xhaçkës dhe Vullnet Sinajt.

Kujtojmë se në Këshillin e Legjislacionit opozita dhe socialistët ranë dakord se vendimi i Kushtetueses për Olta Xhaçkën të diskutohet në seancën e datës 12 shtator.  Në këtë seancë do të shqyrtohet mocioni për mandatin e Xhaçkës, ku demokratët kërkojnë që t’i hiqet.

Ndërsa, mocioni për deputetin socialist Vullnet Sinajn do të shqyrtohet nga Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit më 4 shtator.

RENDI I DITËS:

Në mbështetje të urdhrit nr.56, datë 28.8.2024 të Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, rendi i
ditës është si më poshtë:

1. Hapja e punimeve të sesionit të VII të legjislaturës së X, të Kuvendit të Shqipërisë.
(Neni 74, pika 1, i Kushtetutës, neni 42, pika 1, i Rregullores)

2. Miratimi i procesverbaleve të seancës plenare të datës 25,26 dhe 30 korrik 2024.
(Neni 44, pika 2, i Rregullores)

3. Njoftime për çështjet e depozituara në Kuvend.
(Neni 44, pika 3, i Rregullores)

– Fjala e Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.

– Fjala e kryetarëve të Grupeve Parlamentare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese