Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mbarojnë molotovët, protestuesit djegin goma makinash para Bashkisë Tiranë! Policia i "zbardh" me fikëse zjarri

Shkruar nga Newsbomb
Mbarojnë molotovët, protestuesit djegin goma makinash para
Pamje nga protesta para Bashkise Tirane

Opozita është duke zhvilluar këtë të martë protestën e radhës përpara Bashkisë së Tiranës, shkruan newsbomb.al. Ndryshe nga herët e tjera kur drejt godinës dhe efektivëve hidheshin shishe molotovi, këtë herë po digjen goma makinash.

Efektivët e vendosur në gardh përpara Bashkisë Tiranë kanë tentuar ta ndalojnë ndezjen e gomave me benzinë, duke përdorur fikëset e zjarrit, por siç duket protestuesit ishin të përgatitur.

Ata kanë nxjerr nga xhepat shishe 0.5 litra me benzinë dhe u kanë vënë flakën gomave të vendosura në mes të sheshit, ndërsa organizatorët e "zbardhur" nga pluhuri kundërzjarr kanë akuzuar efektivët për provokim.

Mbarojnë molotovët, protestuesit djegin goma makinash para
Pamje nga protesta para Bashkise Tirane

Situata është tensionuar për disa momente pas reagimit të Policisë së Shtetit, por më pas protestuesit janë larguar nga rrethimi metalik, duke shkuar pranë podiumit, shkruan newsbomb.al.

Gjithçka ndodhi kur fjalën e kishte Belind Këlliçi, një nga iniciatorët e kësaj proteste përpara institucionit të drejtuar nga Erion Veliaj. Ai reagoi ashpër ndaj atij që e quajti provokim të efektivëve të Policisë dhe theksoi se qytetarët nuk do të ndalen.

Mbarojnë molotovët, protestuesit djegin goma makinash para
Momenti kur Policia leshon pluhur te bardhe per te fikur zjarrin

“Nëse mendoni se do ndalojmë, e keni gabim", tha Këlliçi.

Opozita kërkon prej javësh largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke e akuzuar këtë të fundit se qëndron në krye të një skeme korruptive bashkë me drejtorët e tij, duke pretenduar se këta të fundit janë sot në SPAK vetëm për të shpëtuar "shefin" e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese