Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mbajti një minutë heshtje për Sami Repishtin, Balla sulmon Berishën: Fyerje e rëndë, vite më parë ti e ke akuzuar si spiun

Shkruar nga Newsbomb
Mbajti një minutë heshtje për Sami Repishtin, Balla sulmon
Taulant Balla

Seanca plenare e ditës së sotme është zhvilluar mes debatesh dhe polemikash, teksa në sallën e Kuvendit është rikthyer pas 11 mujash mungesë dhe lideri demokrat, Sali Berisha.

Në hyrje të seancës maratonë, deputetja e PD, Jorida Tabaku ka kërkuar një minutë heshtje për ndarjen e parakohshme nga jeta e anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës si dhe kryetar i shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj.

Ndërkohë më pas ka qenë Sali Berisha, i cili ka kërkuar një minutë heshtje në ndër të profesor Sami Repishti, i cili ka ndërruar jetë të mërkurën e 27 nëntorit në moshën 99-vjeçare. Pas kësaj kërkesë, fjalën e ka marrë ministri Taulant Balla, teksa e ca cilësuar qesharake dhe të pavend që kjo kërkesë të vijë nga Berisha, i cili vite më parë e ka akuzuar profesor Repishtin si spiun të Sigurimit të Shtetit.

Gjithashtu Balla ka bërë dhe një postim në rrjete sociale teksa e quan fyerje që kjo minutë në nder të të atdhetarit Sami Repishti, u kërkua nga Berisha i cili ka qenë akuzuesi i tij më i madh vite më parë.

Ndërhyrja ime në Kuvend kundër keqpërdorimit të “Minutës së Heshtjes”. Respekt për figurën e Arben Tafaj! Respekt për figurën e Sami Repishtit! Por është fyerje dhe e papranueshme kur minuta e heshtjes për atdhetarin dhe antikomunistin Sami Repishti, u kërkua nga një person që vite më parë e akuzonte për spiun të sigurimit”, shkruan Taulant Balla në postimin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese