Në kryeqytetin e Shqipërisë është mbajtur ministeriali i SHBA-Karta e Adriatikut. Në përfundim të këtij ministeriali ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka mbajtur një konferencë të përbashkët me Ndihmës Sekretaren Amerikane të Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë, Celeste Ëallander, të cilët ishin dhe drejtuesit e këtij ministeriali.
Ministrat e Mbrotjes së vendeve anëtare si dhe vëzhgues të Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut, diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurinë dhe mbrotjen e Ballkanit Perëndimor si dhe më gjerë.
“Gjatë vitit 2024 organizuam një sërë eventesh politiko-ushtarake. Patëm mundësi të kishim një ndërveprim pozitiv në kuadër të ministerialit dhe sot përmbyllim edhe ministerialin e mbrojtjes së Kartës së Adriatikut.
Së dyti, patëm mundësinë të ndaleshim në diskutimet strategjike dhe të sigurisë, rrjedhimisht theksuam relevancën e Kartës së Adriatikut të çdo vendi anëtar dhe rolin e pazëvendësueshëm të SHBA në rajon. Shqyrtuam një sërë rreziqesh dhe sfidash me karakter hibrid dhe një vëmendje mori sulmi në Zubin Potok.
Ndërkohë që gjej rastin të përsëris solidaritetin tonë me shtetin e Kosovës, dhe vendet dënuan sulmin dhe kërkuan sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë.
Së katërti, patëm konvergjencë për rienergjizimin e Kartës së Adriatikut, duke parë dinamikat rajonale, sfidat e sigurisë kolektive, çka na detyron të përpiqemi ta rijetësojmë Kartën e Adriatikut si një mekanizëm për të çuar përpara politikën e dyerve të hapura, për të pranuar anëtarë të rinj. Anëtarësimi i Kosovës mbetet prioriteti ynë absolut.
Së pesti diskutuam mbi zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe investimet tona në industrinë ushtarake”, është shprehur ministri Pirro Vengu.