Hapësire reklamuese

Politikë

“Mazhoranca tenton të kthejë hetimin në estradë”, Vokshi: Ne do përqëndrohemi në punën tonë

Shkruar nga Newsbomb
“Mazhoranca tenton të kthejë hetimin në
Albana Vokshi

Albana Vokshi, kryetare e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi ka komentuar mbledhjen e sotme, e cila u zhvillua paqësisht mes demokratëve dhe socialistëve. 

E ftuar në News 24, ajo tha se të gjitha mbledhjet duhet të jenë të tilla dhe kjo ndodh vetëm nëse respektohet ligji. dhe rregullorja.

Vokshi shtoi se mazhoranca vijon këmbëngulë për devijimin nga objekti i hetimit të komisionit, duke akuzuar se shumica po përpiqet që ta kthejë të gjithën në një estradë.

Nuk ka asnjë arsye pse në komision, të ketë tensione. Duhet të bazohen në ligj e rregullore. Kur këto zbatohen mbledhjet duhet të vijojnë në mënyrë normale, nuk ka pse të ketë anomali.
PS ka vijuar të dëshmojë mungesën e vullnetit për të bërë hetimin parlamentar të dy nga koncesionet më korruptive.

Mazhoranca vijon të ngulë këmbë që objekti të dalë jashtë vendimit të parlamentit. Sa kohë duan të devijojnë hetimin, nuk duan të përqendrohen në objektin e hetimit, nuk duna të nisin hetimet kur Rama Beqaj dhe ata me të cilët kanë bërë aferën, duan ta shtrijnë që nga 2009 e duan ta kthejnë në estradë. Ne duam që të përqendrohemi dhe është detyra jonë që të bëjmë një gjë të tillë. SPAK nuk e ka hetuar “Sterilizimin”. Ka hetuar deri në momentin e lidhjes së kontratës.

Nuk kemi qëllim vetëm hetim administrativ, por të ndihmojmë hetimin  penal dhe duke parë legjislacionin aktual, të sigurohemi që veprat kriminale të mos ndodhin më. Do të propozojmë ndryshime ligjore që të mos ndodhin më këto vepra kriminale”, tha Vokshi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese