Hapësire reklamuese

Politikë

Martin Cani humbi jetën në oborrin e shkollës, zyrtarja e PD-së viziton familjen e të ndjerit: Simbol i betejës për një Shqipëri më të sigurtë

Shkruar nga Newsbomb
Martin Cani humbi jetën në oborrin e shkollës, zyrtarja e
Floriana Garo-Prindërit e Martin Canit

Drejtoresha e komunikimit dhe zëdhënjësja në Partinë Demokratike, Floriana Garo, ka vizituar sot familjen e Martin Canit, 14-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në oborrin e shkollës “Fan Noli”.

Në një postim në rrjetet sociale, Garo shpreh admirimin e saj për prindërit e Martinit, duke i cilësuar si “të jashtëzakonshëm” për forcën dhe kurajën e tyre për të ecur përpara.

“Martini kudo është, është krenar për këta prindër të jashtëzakonshëm. Martini nuk mund të kthehet më pas. Por, le të shërbejë ky rast tragjik si thirrje për ndryshim. Le të jetë ai simbol i betejës së të gjithëve ne për një Shqipëri më të sigurtë për fëmijët tanë,” shkruan ajo.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik duke nxitur diskutime mbi sigurinë në ambientet shkollore dhe masat që duhen marrë për të shmangur tragjedi të ngjashme në të ardhmen. I ndjeri humbi jetën pas plagëve të shkaktuara me thikë nga Mario Përlleshaj.

Postimi i Floriana Garos:

Sot një vizitë në familjen e Martin Canit, djalit diellor që u vra në oborrin e shkollës.

Martini kudo është, është krenar për këta prindër të jashtëzakonshëm e me forcën e tyre për të ecur përpara.

Martini nuk mund të kthehet më pas. Por, le të shërbejë ky rast tragjik si thirrje për ndryshim. Le të jetë ai simbol i betejës së të gjithëve ne për një Shqipëri më të sigurtë për fëmijët tanë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese