Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Marshimi i parë dështoi, PD thërret sot shkodranët në Pedonale për atentatin me tre të vrarë

Shkruar nga Newsbomb
Marshimi i parë dështoi, PD thërret sot shkodranët në
Mbledhja e Kryesise se PD ne Shkoder

Partia Demokratike ka ftuar shkodranët që të marrin pjesë mesditën e sotme në një marshim homazh në Pedonale, pas atentatit mafioz që tronditi kryeqendrën e Veriut. Tre persona u vranë dhe një tjetër dergjet në spital, në gjendje të rëndë.

Drejtuesi Politik i Qarkut të Shkodrës dhe njëherësh nënkryetar i PD, Luçiano Boçi ka ndarë disa foto nga takimi për organizimin e marshimit kundër krimit që ka pushtuar Shkodrën, me kryesinë e degës së PD.

"Me kryesinë e degës së PD Shkodër për organizimin e marshimit kundër krimit që ka pushtuar Shkodrën. Ngjarja e rëndë me një bilanc tragjik me 3 të vdekur dhe 1 të plagosur, është këmbanë alarmi për mungesën e sigurisë që ekziston për çdo qytetar shkodran.

Një marshim në formë proteste kundër shtetit dhe policisë të inkriminuar që janë bërë palë me krimin dhe nuk garantojnë jetën e qytetarëve.

Mobilizim dhe angazhim i të gjitha strukturave të Partisë Demokratike dega Shkodër për të sensibilizuar qytetarët që të jenë pjesë e këtij marshimi dhe për ti thënë ‘Stop’ krimit, pasigurisë dhe sundimit të bandave në Shkodër", shkruan Luçiano Boçi.

Këtë të shtunë, Partia Demokratike do të tentojë të mbledhë shkodranët në një marshim kundër krimit në orën 12.00, pasi dy ditë më parë një marshim i njoftuar nga qytetarët dështoi, sepse asnjë banor i Shkodrës nuk doli në Pedonale.

Shkodra po përjeton momente frike dhe terrori pas atentatit me 3 të vrarë në lagjen Dobraç. Gjatë përplasjes, makina tip Benz ku ndodheshin Hamza Lici dhe Arlind Bushati humbi kontrollin dhe u përplasën me një çift të moshuar. Flutura Basha humbi jetën në vend, ndërsa bashkëshorti i saj, Bashkimi vazhdon të luftojë për jetën në spital.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese