Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mandati i Xhaçkës përplas sërish Bardhin me Spiropalin: Rilexoje edhe njëherë opinionin e “Venecias”

Shkruar nga Newsbomb
Mandati i Xhaçkës përplas sërish Bardhin me Spiropalin:
Elisa Spiropali/ Gazment Bardhi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj qëndrimit të Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias.

Ai i ka kërkuar Spiropalit të rilexojë me kujdes opinionin e Komisionit të Venecias, ta kuptojë në thellësi dhe ta zbatojë atë në veprimet e saj.

Bardhi theksoi se dezinformimi, që vazhdon edhe pas publikimit të opinionit, pasqyron një përpjekje për të mbrojtur deputetët që shkelin Kushtetutën për interesa personale, duke kundërshtuar rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Spiropali më herët u shhpreh se tani është e qartë për të gjithë se qëndrimi i socialistëve nuk është poltik as partiak.

Reagimi i plotë:

“Kryetarja e Kuvendit duhet ta rilexojë edhe njëherë opinionin e Komisionit të Venecias, ta kuptojë dhe ta zbatojë,” u shpreh Bardhi.

Ai gjithashtu theksoi se kryeparlamentarja ka vetëm një detyrim: të zbatojë dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, siç sugjerohet në opinionin e Komisionit të Venecias.

Bardhi nënvizoi se çdo deformim apo devijim nga thelbi i opinionit dhe përqendrimi në detaje pa thelb nuk do të ndihmojnë në forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor.

Kryetarja e Kuvendit duhet ta rilexojë edhe njëherë opinionin e Komisionit të Venecias, ta kuptojë dhe ta zbatojë.

Dezinformimi i saj që vazhdon edhe pasi opinioni është publik tregon se ka një tentativë për të vijuar me mbrojtjen e paprecedent ndaj deputetëve që shkelin kushtetutën për përfitime personale, tërësisht në të kundër të asaj që Komisioni i Venecias këshillon.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali nga sot ka vetëm një detyrim: Të zbatojë dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, siç këshillon në opinionin e tij edhe Komisioni i Venecias.

Çdo deformim apo devijim nga thelbi i opinionit dhe përhumbja nga detaje pa thelb nuk ndihmojnë në forcimin e demokracisë dhe as të shtetit ligjor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese