Kuvendi po zhvillon këtë të enjte seancën e radhës plenare, ku përpos diskutimeve të rendit të ditës, pritet që të ketë dhe një interpelancë mes demokratëve dhe ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, lidhur me ngjarjen e ndodhur më 18 nëntor në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ku mbeti i vdekur 14-vjeçari Martin Cani.
Gjatë fjalës së tij, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u ndal te mandati i deputes Olta Xhaçka i cili do të shqyrtoht ditën e nesërme në Komisionin e Venecias. Aikërkoi që demokratëve t’ i vihet në dispozicion draft-opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçkës.
Bardhi tha se deputetët e maxhorancës e kanë draftin, prandaj dhe demokratët duhet të kenë në dispozicion draftin.
“Draft opinioni i Venecias i është paraqitur dhe në shkelje flagrante, ju keni njohur grupin e PS me draftin opinionin ndërkohë që të tre grupet parlamentare të opozitës s’iu keni vënë në dispozicion draft opinionin e Komisionit të Venecias. E keni mbajtur të fshehur nga opozita, duke ia vënë në dispozicion vetëm mazhorancës. E keni detyrim, nuk e keni kërkuar si Elisa Spiropali, por si kryetare e Kuvendit, Duhet ti trajtoni të gjitha grupet parlamentare në të njëjtën formë. Keni krijuar delegacionin që do përfaqësojë kuvendin gjatë seancës së shqyrtimit në Komisionin e Venecias. Për herë të parë delegacioni përbëhet vetëm nga deputetë të PS, nuk ka ndodhur kurrë më parë.
Gjithmonë përbërja ka qenë 4 anëtarë, 2 nga maxhoranca dhe 2 nga opozita. Ky është rasti i parë në historinë e Kuvendit që ju keni dërguar delegacion vetëm me deputetë të mazhorancës. Jemi shpallur armiq të popullit ne nga partia juaj në pushtet. Këtë pushtetin tuaj do e shfrytëzoni për të shpallur Shqipërinë një partiake. Mos ndoshta dini se Bushka ka më shumë mend se ne deputetët e opozitës apo merr më shumë vesh nga çështjet e Kushtetutës apo konventave europiane”, tha Bardhi.
Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha se mazhoranca nuk e ka draftin dhe ai do u shpërndahet të gjithë deputetëve sipas rregullave të Komisionit të Venecias.
“Nuk ka asnjë dokument zyrtar nga Komisioni i Venecias. Kur të vijë, do ndahet, PS nuk ka asnjë draft. Mos spekuloni, nuk ka asnjë draft për të ndarë”, tha Spiropali ndër të tjera.
Kujtojmë se më 13 shtator, Kuvendi për herë të tretë votoi kundër dërgimit të Olta Xhackës për gjykim në Kushtetuese. 65 socialistë abstenuan, 9 kundër e 25 abstenim, duke rrëzuar kështu për herë të dytë vendimin e Kushtetuese.
Pas kësaj, Spiropali u shpreh se iu drejtua "Venecias" pasi votimi i socialistëve demonstroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të një viti e gjysëm më parë dhe së fundmi ai i Korrikut 2024, ka nevojë për sqarimin.
Kjo kërkesë Spriopalit u pranua nga Komisioni i Venecias, ku presidentja Claire Bazy Malaurie informoi se kjo çështje do të shyqrtohet në mbledhjen e Komisionit të datës 6-7 dhjetor 2024.