Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Manastirliu: Për herë të parë, këtë vit hapim programin e gjuhës së shenjave shqipe në Universitetin e Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Manastirliu: Për herë të parë, këtë vit hapim
Florjan Rojba dhe ministrja Manastirliu

Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, dhe Kreu i Organizatës së Personave që Nuk Dëgjojnë në Shqipëri, Florjan Rojba, ndanë së bashku mesazhin për të drejtat dhe gjithëpërfshirjen e njerëzve që nuk dëgjojnë.

Ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e këtij zhvillimi në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe dhe tha se për herë të parë, këtë vit hapet programi i ri i gjuhës së shenjave shqipe në Universitetin e Tiranës.

Ky program synon që gjuha e tyre të njihet dhe të mësohet në nivel akademik duke reduktuat barrierat për studentët me aftësi ndryshe me qëllim përfshirjen dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën akademike dhe studentore. 

“Në Vitin e Gjuhës Shqipe, duam t’i kushtojmë një vëmendje të veçantë gjuhës së shenjave shqipe. Për herë të parë, këtë vit hapëm programin e gjuhës së shenjave shqipe në Universitetin e Tiranës, dhe jemi të përkushtuar për të bërë edhe më shumë në mbështetje të gjithëpërfshirjes së këtij komuniteti”, tha Manastirliu.

Dita Ndërkombëtare e Gjuhëve të Shenjave, që festohet çdo vit më 23 shtator, është një mundësi e rëndësishme për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet dhe sfidat me të cilat përballen njerëzit që nuk dëgjojnë, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së identitetit gjuhësor dhe diversitetit kulturor të këtij komuniteti.

Këtë vit, nën moton “Gjuha e shenjave është një e drejtë gjuhësore për personat që nuk dëgjojnë në të gjithë botën” liderë në të gjithë botën i përcjellin mesazhet duke përdorur gjuhën e shenjave kombëtare për të promovuar këtë çështje.

Kjo ditë synon jo vetëm të nxisë ndërgjegjësimin për të drejtat e komunitetit të njerëzve që nuk dëgjojnë edhe të kontribuojnë në pasurimin dhe diversitetin e gjuhës së shenjave si një mjet i fuqishëm komunikimi.

Edhe hapja e programit të gjuhës së shenjave shqipe në Universitetin e Tiranës është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim, dhe do të ndihmojë në rritjen e mundësive të edukimit dhe punësimit për këtë komunitet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese