Hapësire reklamuese

Politikë

Malltezi dhe Berisha karshillëk SPAK-ut, shfaqen bashkë në intervistën për median italiane: Arresti im, politik

Shkruar nga Newsbomb
Malltezi dhe Berisha karshillëk SPAK-ut, shfaqen bashkë në
Malltezi dhe Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, të cilët ndodhen nën masën “arrest shtëpie”, kanë dhënë një intervistë për emisionin investigativ Report në Rai 3.

Me zë dhe figurë, ish-kryeministri së bashku me dhëndrin e tij janë shfaqur krah njëri-tjetrit, duke thyer kështu masën e sigurisë që i ndalon atyre çdo lloj komunikimi me persona të tjerë përveç atyre me të cilët bashkëjetojnë.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se ndodhet në arrest politik. Ai dëgjohet teksa thotë se po akuzohet për korrupsion, mirëpo i gjithë procesi i tij është për arsye politike pasi kryeministri Edi Rama ka frikë rikthimin e tij.

“Po. Jam në një arrest shtëpie për proces totalisht politik. Unë nuk jam i akuzuar për korrupsion, por jam vënë nën hetim, por për arsye politike, për frikën që Edi Rama ka nga rikthimi Sali Berishës dhe që ka adoptuar këto masa”, tha Berisha.

Malltezi dhe Berisha karshillëk SPAK-ut, shfaqen bashkë në
Sali Berisha gjate intervistes

Ndërkohë, është ndalur edhe te marrëveshja për emigrantët mes Ramës dhe Melonit, për të cilën është shprehur se ka qenë kundër që në fillim.

 “E kam kundërshtuar këtë marrëveshje për problemin e të drejtave të njeriut. Nuk mund të pranosh që policë shqiptarë apo italianë janë gardianë të të drejtave të njeriut. Jo. Këto kampe duhet të ishin mbikëqyrur nga parlamentar, nga OKB-ja… Qeveria ime nuk do ta pranojë këtë marrëveshje. Ndoshta qeveria italiane nuk është e lumtur me këtë, por kjo duhet sqaruar”, thotë Berisha ndër të tjera, në dokumentarin investigativ të zhvilluar nga media shtetërore italiane, RAI 3, lidhur me marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese