Hapësire reklamuese


Politikë

“Maliqi, bastion i palëkundur i PS”, Rama: Kjo bashki është transformuar totalisht me kryebashkiakun tuaj legjendar

Shkruar nga Newsbomb
“Maliqi, bastion i palëkundur i PS”, Rama: Kjo bashki
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në Maliq

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në vazhdim të fushatës elektorale për zgjedhejt e 11 majit, sot ndodhet në qytetin e Maliqit ku ka zhvilluar takim me banorët.

Rama në fjalën e tij u shpreh se si çdo vit zgjedhor, trakimin e finishit e bëjnë në Maliq për të marrë energjinë e madhe pozitive të këtij bastioni të palëkundur të PS.

“Maliqi, bastion i palëkundur i PS”, Rama: Kjo bashki

E kemi bërë si zakon që takimin e parë në çdo vrap drejt finishit ta bëjmë këtu në Maliq për të marrë energjinë e madhe pozitive që ka në këtë stacion dhe në këtë bastion të palëkundur të PS.

Nga ana tjetër, besoj se këtë vit jemi përpjekur që mbështetjen tuaj ta kthejmë në punë për ju, në vepra të reja për ju, në rrugë të reja për zhvillim, për punësi, për mirëqenie.

Edhe falë kryebashkiakut tuaj legjendar, ku kemi gjetur një mbështetje të fortë, sot kjo bashki nuk ngjan me asgjë me bashkinë që ishte kur ne morëm detyrën.

Sot kam ardhur për të folur për një punë shumë të madhe, kjo është puna e madhe e 11 majit, kur përtej kufijve partiakë dhe ngjyrave të partive, na duhet të bashkohemi të gjithë si shqiptarë, t’i japim një mbështetje të fuqishme negociatave për anëtarësim në BE.

“Maliqi, bastion i palëkundur i PS”, Rama: Kjo bashki

Më 11 maj, votoni për të ardhmen europiane të Shqipërisë. T’i japim mesazh Europës, se shqiptarët e duan BE-në. Ne kemi bërë dhe po bëjmë detyrat që na takojnë në rrugën drejt BE-së.

Kush thotë se Evropa është aty, ose nuk kupton çfarë thotë, ose qëllimisht thotë diçka që nuk është e vërtetë.

Për arsye që nuk kanë të bëjnë vetëm me ne, për herë të parë që kur kemi dalë nga ferri i komunizmit, është përputhur vullneti, jo vetëm ne duam të hyjmë në BE, por edhe BE do të na marrë brenda.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese