Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Makina e parë shqiptare e blinduar, Rama ndan pamjet: Shota, prodhimi i ri i çikës sonë bulqizake

Shkruar nga Newsbomb
Makina e parë shqiptare e blinduar, Rama ndan pamjet: Shota, prodhimi i ri
Automjeti i blinduar shqiptar

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me automjeti ushtarak të blinuar, të prodhuar për herë të parë në Shqipëri.

Rama shkruan se “Shota” është një prodhim i r i i vajzës bulqizake Arjeta Puca dhe ekipit të saj fantastik të gocave profesioniste.

“MIRËMËNGJES dhe me “Shotën”, automjetin e parë ushtarak të blinduar “Made in Albania”, një prodhim i ri i çikës sonë bulqizake Arjeta Puca dhe ekipit të saj fantastik të gocave profesioniste, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Makina e parë shqiptare e blinduar, Rama ndan pamjet: Shota, prodhimi i ri
Automjeti i blinduar shqiptar

Makina është dizenjuar nga shqiptari Grigor Andoni dhe bërë realitet nga kompania "TIMAK" e drejtuar nga Arjeta Puca.

Vajzat e kompanisë së saj e kanë ndërtuar blindin e parë "Made in Albania" për 3 muaj, duke ngjallur interes të madh nga shtete të huaja për mjete të tjera të së njëjtës natyrë, apo dhe ambulanca, zjarrfikëset e produkte të tjera sipas nevojave.

Siç shihet dhe nga këto pamje të "Shotës", ajo ka një dizajn shumë të veçantë, me një turi tepër dinamik që mban të gdhendur me krenari emrin shqiptar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese