Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Makina e parë e blinduar ushtarake “Made in Albania”, Peleshi: Do e prezantojmë në panairin “Eurosatory” në Paris

Shkruar nga Newsbomb
Makina e parë e blinduar ushtarake “Made in Albania”, Peleshi:
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Inxhinierja Arjeta

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se Shqipëria do të prezantojë për herë të parë makinën e blinduar ushtarake “Made in Albania”.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook, Peleshi shkruan se prezantimi i këtij produkti do të bëhet pas 3 javësh në panairin “Eurosatory” në Paris të Francës.

Sipas Peleshit, Shqipëria i ka kapacitetet që të shpikë, të kërkojë, të gjejë, të krijojë dhe të patentojë produkte që përfshihen në industrinë ushtarake.

Për të hedhur hapin drejt botës së zhvilluar, së pari duhet të kapërcejmë kompleksin tonë të inferioritetit intelektual. Po, Shqipëria i ka kapacitetet të shpikë, të kërkojë, të gjejë, të krijojë, të patentojë. Mbi 4000 PhD shqiptarë të diasporës janë ofruar për të kontribuuar në Shqipëri, më thanë përfaqësuesit e #AADF”,- shkruan Peleshi.

Makina e blinduar ushtarake “Made in Albania” është një punë e kompanisë Timak, e cila ka në ekipin e saj të prodhimit rreth 75 % vajza të reja, që kanë guximin të hyjnë në tregun e inovacionit dhe industrisë ushtarake.

Së bashku me kompaninë e saj #TIMAK, Arjeta po punon për prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, #MadeInAlbania. Jam shumë i lumtur që Qendra jonë e Inovacionit i është bashkuar kësaj iniciative të bukur. Besimplotë që pas 3 javësh, në Paris, në panairin #Eurosatory ne do të prezantojmë me sukses këtë produkt shqiptar. Shumëkush mund të pyesë se si ka mundësi që një ekip me 75% vajza të reja, arrin të eksportojë makina në 20 shtete të botës dhe madje të guxojë të hyjë pa drojë në tregun e industrisë ushtarake,”- shkruan ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese