Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Lulzim Basha shpalos programin për zgjedhjet e 2025: Do heqim vizat me Amerikën për të gjithë shqiptarët!

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha shpalos programin për zgjedhjet e 2025: Do heqim vizat me
Kuvendi per prezantimin e programit te PD

Partia Demokratike, grupimi i drejtuar nga Lulzim Basha, është duke shpalosur këtë të shtunë programin e saj elektoral për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Me sloganin "Shqipëria Meriton më shumë", demokratët janë mbledhur në Parkun Olimpik të Tiranës për ta shpalosur atë para gjithë shqiptarëve.

Zyra për media e Partisë Demokratike thotë se për këtë program elektoral kanë punuar 100 ekspertë, për muaj me radhë, ndërsa 10 grupe kryesore janë pozicionuar në qendër të skenografisë për prezantimin e secilës pikë.

Newsbomb.al sjell 15 prioritetet kryesore të programit elektoral të Partisë Demokratike, prezantuar dhe nga Lulzim Basha në kuvendin e sotëm, ndërsa vëmendjen e tërheq fondi për mirëqenien e familjes, ku përfshihen deri në 20.000 euro për fëmijën e tretë.

Programi i demokratëve parashikon mbështetje për fermerët, një reformë për pronën, familjet fermere dhe udhëtim pa viza drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Brenda mandatit të parë, ka thënë Lulzim Basha, shqiptarët do të udhëtojnë pa viza drejt SHBA.

15 prioritetet e programit elektoral të Patisë Demokratike:

1. FONDI PËR MIRËQENIEN E FAMILJES:

- 2,000 euro për çdo bebe. 20 mijë euro për femijën e trete

- 30 mijë çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë

2. MENDJE E SHËNDOSHË, TRUP I SHËNDOSHË:

- Drekë për nxënësit ne gjithë shkollat 9 vjeçare dhe te mesme dhe shkolle gjate gjithe dites kurse kompjuteri, gjuhe te huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri ne oren 16.00

3. NEXTGEN:

- Trajnim/praktike punë e paguar 1 vjeçare për të marrë një profesion per 10mijë te rinj pas shkolles se mesme (qe nuk vazhdojne universitetin) por edhe për student të sapodiplomuar, si urë lidhëse mes shkollës dhe tregut të punës.

- Katër Kampuse Kombëtare ku do te trajnohen 25 mijë te rinj në fusha prioritare të teknologjisë së informacionit dhe programimit.

4. FLAT TAX 9 %

5. PROFESIONET E LIRA TATIM 9%

6. REFORMA E PRONËS!

Zgjidhet menjëherë pa burokraci. Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë. Lëshimi i obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës. Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.

7. MBËSHTETJE PËR FAMILJET FERMERE

Çdo vit do të akordohen

- 100 milion euro subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë

- 50 milion euro në infrastrukturë, për mbështetje të drejtpërdrejtë Përfitues 150 mijë fermerë.

8. PENSIONET RRITJE DHE BONUS PERIODIK

9. STATUSI I TË PËRNDJEKURIT

- Me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish ushtarakut.

10. SHQIPTARËT PËR SHQIPËRINË:

- 5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjec qe angazhohen ne 4 vite sherbim aktiv ne forcat e armatosura, bashke me trajnimin marrin nje profesion ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjec.

11. KRIJOHET Xhandarmëria Kombëtare

12. NJËSIA E ZBULIMIT DHE RIKUPERIMIT TË PASURISË SË VJEDHUR: për të gjitha pasuritë e vjedhura shtetit/publikut

13. GJYKATA E AUDITIT

14. Shteti merr persiper te zeroje cdo detyrim te qytetareve ne problematikat me natyre administrative ne raport me institucionet e shtetit

15. UDHËTIMI PA VIZA NË AMERIKË BRENDA MANDATIT

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed