
Lulzim Basha
Kryetari i Partisë Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha së fundmi ka folur rreth marrëdhënies mes tij dhe kryeminstrit të Shqipërisë, Edi Rama.
I ftuar në “Report Tv”, Basha është shprehur se kundërpërgjigjet mes tij dhe kryeministrit, po iu shijojnë shumë shqiptarëve.
Gjithashtu, i pyetur nga moderatori nëse është i gatshëm të bëjë një debat publik me Ramën, ai ka thënë po, por sipas tij është kreu i PS-së shmanget.
“Ka që në vitin 2000 që nuk bën debati ai, po futi një Diss edhe ti. Unë jam i gatshëm çdo minutë të ditës dhe natës me të që prej 15 vitesh por ai e shmang debatin. Derisa të mbajë përgjegjësi e të japë llogari, unë këtë punë kam”, është shprehur ai.
Sondazh
Poll