Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Lulzim Basha në SHBA, shpalos planet e tij për qeverisjen e re të vendit

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha në SHBA, shpalos planet e tij për qeverisjen e re të
Lulzim Basha ne SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike - Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka qenë pjesë e një paneli të organizuar nga Federata Globale e Këshillave për Konkurrueshmëri, në prani të politikë-bërësve dhe drejtuesve të korporatave të rëndësishme botërore, lidhur me ndikimin e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale në shoqëri dhe tregun e punës.

Basha ka diskutuar vizionin e Demokratëve Euroatlanikë për qeverisjen e re të vendit, duke theksuar më tej se vendi ynë ka të gjitha mundësitë të shndërrohet në një lider rajonal në fushën e teknologjisë dhe të tërheqë investime të mëdha.

Gjithashtu, Basha bën me dije se ata kanë hartuar një model ekonomik që inkurajon iniciativën private dhe sipërmarrjen e lirë, të mbështetur nga një qeveri e vogël dhe transparente, për t’u përshtatur me sfidat e reja.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Ishte kënaqësi të diskutoja vizionin e Demokratëve  Euroatlantikë për qeverisjen e re të vendit, në një panel të organizuar nga Federata Globale e Këshillave për Konkurrueshmëri, në prani të politikë-bërësve dhe drejtuesve të korporatave të rëndësishme botërore, lidhur me ndikimin e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale në shoqëri dhe tregun e punës.

Me një potencial të jashtëzakonshëm të rinjsh të talentuar, Shqipëria ka të gjitha mundësitë të shndërrohet në një lider rajonal në fushën e teknologjisë dhe të tërheqë investime të mëdha.

Ne kemi hartuar një model ekonomik që inkurajon iniciativën private dhe sipërmarrjen e lirë, të mbështetur nga një qeveri e vogël dhe transparente, për t’u përshtatur me sfidat e reja.

“Ekonomi e re për një brez të ri, next generation” është programi ynë për rininë shqiptare.

 Arsimi universitar do t’i nënshtrohet një reforme të thellë, e cila synon të mundësojë që universitetet shqiptare, në bashkëpunim me qeverinë e ardhshme, investitorët e huaj dhe vendas, të prodhojnë jo vetëm të rinj me diploma, por profesionistë të përgatitur për një treg pune me mundësi të pashtershme për ekonominë e së ardhmes dhe teknologjinë e informacionit.

 Brenda katër viteve të para, angazhohemi për trajnimin profesional të 25 mijë të rejave dhe të rinjve shqiptarë në fushën e teknologjisë së informacionit, në katër kampuse të mëdha ku do të përfshihen ekspertët më të mirë nga Europa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shqiptarët që shkëlqejnë në këtë fushë. Kjo do të mundësojë që këta 25 mijë të rinj të jenë profesionistë të gatshëm për një treg pune, me një pagë mesatare jo më të ulët se 2000 euro në muaj.

 Për 5 mijë të rinj që nuk ndjekin universitetin, por që do të aftësohen përmes kurseve profesionale, dhe për 5 mijë studentë të sapodiplomuar, do të ofrojmë stazhe të paguara pune për një vit, me pagë minimale.

Kjo urë e sigurt drejt punës, së bashku me taksën e sheshtë prej 9%, do të mundësojë që të rinjtë shqiptarë të shohin me shpresë mundësitë e një ekonomie të re, një ekonomie dinamike që ofron siguri dhe mundësi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese