Hapësire reklamuese

Politikë

Lulzim Basha në SHBA për inaugurimin e Trump, takon Richard Grenell dhe uron presidentin e ri

Shkruar nga Newsbomb

Lulzim Basha në SHBA për inaugurimin e Trump, takon Richard Grenell

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ndodhet në Washington për të marrë pjesë në ceremonitë e inaugurimit të Presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Basha i ka shprehur urimet e tij të përzemërta presidentit të ri, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

"Urime të përzemërta Presidentit Donald J. Trump. Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqësinë mes dy kombeve tona!" – shkroi ai.

Gjatë qëndrimit të tij në Washington, Basha zhvilloi një takim me Richard Grenell, Dërguarin e Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta. Në bisedën mes tyre, u diskutua për rolin e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe.

“Kënaqësi të bisedoja me Dërguarin e Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta, Richard Grenell, gjatë ceremonisë së veçantë të organizuar në prag të inaugurimit të Presidentit Trump. Për shqiptarët, SHBA-të mbeten aleati dhe partneri ynë strategjik. Forcimi i bashkëpunimit dhe bashkërendimit me to është një prioritet madhor.

Vëmendja amerikane ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor është shumë e rëndësishme, veçanërisht për shkak të tendencave të vazhdueshme destabilizuese nga Rusia, e cila përdor aleatët e saj në Serbi dhe Republika Srpska, por edhe aktorë të caktuar politikë në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Jam i bindur se Presidenti Trump dhe ekipi i tij do të mbështesin vendosmërisht prioritetet tona kombëtare, duke përfshirë përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi dhe përshpejtimin e integrimeve në institucionet euro-atlantike,” shkruan Basha.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese