Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Lulzim Basha merr pjesë në forumin e IDU në Uashington: Një mundësi për të diskutuar të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha merr pjesë në forumin e IDU në Uashington: Një
Luzim Basha në Uashington

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Luzim Basha ndodhet në Uashington, ku ka karrë pjesë në Forumin e Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë. 

Gjatë aktivitetit, ai pati takime me drejtues të lartë, përfshirë kreun e Partisë Popullore Europiane, presidentin Ëeber apo Presidenti i Institutit Ndërkombëtar Republikan, Daniel Tëining.

Sipas Bashës forumi i IDU në Uashington është gjithashtu një mundësi për të diskutuar të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike, sigurinë dhe sfidat me të cilat po përballet bota si dhe forcimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe administratën e re të Presidentit Trump.

Postimi i plotë i Bashës:

Kënaqësi të marr pjesë në Forumin e Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë (IDU), i cili përfaqëson aleancën globale të partive të qendrës së djathtë. Ky Forum do të bashkojë ligjvënës, liderë dhe ekspertë për të diskutuar sfidat gjithnjë e më komplekse globale dhe për të shkëmbyer praktikat më të mira.

Në pritjen hapëse të Forumit të IDU në Ëashington pata kënaqësinë të takohemi dhe bisedojmë me drejtues të Partisë Popullore Europiane, presidentin Ëeber, me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Daniel Tëining, me legjislatorë të Parlamentit Europian si Davor Ivo Stier dhe kolegë nga partitë simotra me të cilët bashkëpunojmë prej kohësh në institucione ndërkombëtare për çështje të nxehta të sigurisë si lufta në Ukrainë dhe paqja e stabiliteti në rajonin tonë.

Forumi i IDU në Ëashington do të jetë gjithashtu një mundësi për të diskutuar të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike, sigurinë dhe sfidat me të cilat po përballet bota si dhe forcimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe administratën e re të Presidentit Trump.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese