Hapësire reklamuese

Politikë

Lulzim Basha me bashkëshorten rikthehen në Hollandë, në universitetin ku lindi dashuria e tyre

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha me bashkëshorten rikthehen në Hollandë, në
Aurela dhe Lulzim Basha

Ashtu si dhe është bërë traditë tanimë kreu i demokratëve, Lulzim Basha është rikthyer në Universitetin ku ka studiuar në Hollandë.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Aurela, Basha mori pjesë në ceremoninë që bëri bashkë profesorë dhe ish-studentë të Universitetit të Utrechtit.

“Përherë emocionues dhe i bukur rikthimi bashkë me Aurelën në Universitetin e Utrechtit në mbrëmjen tradicionale të Rektorit bashkë me ish-studentë dhe profesorë.

Mirënjohës për kohët e arta të studimeve në këtë tempull të dijes dhe shkencës - i vendosur të krijojmë standarte europiane për studentët dhe pedagogët shqiptarë #alumniuu #sharingdays #shqipëriameritonmëshumë”, shkruan kryetari i Partisë Demokratike.

Ndërkohë, kujtojmë se në këtë Universitet lindi dhe dashuria mes kreut të demokratëve dhe bashkëshortes së tij Aurelës. Të dy kanë kryer studimet në Hollandë, ku nisën dhe historinë e tyre të dashurisë e cila më pas u kurorëzua në një martesë dhe sot janë prindër të dy vajzave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese