Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Gazment Bardhit për të çrregjistruar emrin e Lulzim Bashës si kryetar të Partisë Demokratike. Sipas togave të zeza, kërkesa nuk legjitimohet dhe në këto kushte Lulzim Basha mbetet kryetar i PD.
Përmes përfaqësuesve të tyre ligjorë, Sali Berisha dhe Gazment Bardhi i kërkuan gjykatës që Lulzim Basha të mos njihet me si kryetar i Partisë Demokratike dhe emri i tij të fshihet nga regjistri i partive politike.
Kjo kërkesë bazohej në vullnetin e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit të mbajtur më datë 27 Korrik, përmes së cilës një grup deputetësh i drejtoheshin Gjykatës së Tiranës dhe kërkonin çrregjistrimin e Bashës.
Mirëpo, toghat e zeza nuk e kanë legjitimuar Këshillin Kombëtar dhe vendimet e dala prej tij, duke rrëzuar kështu dhe kërkesën e dyshes Berisha-Bardhi.
Ndërkohë, Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim në Gjykatën e Apelit të çështjes tjetër që lidhet me vulën dhe kryetarin e Partisë Demokratike. Shkalla e Parë njohu Sali Berishën, por vendimi u prish nga Gjykata e Apelit dhe më pas Gjykata e Lartë kërkoi rishqyrtim me një trup tjetër gjykuese.
Kjo çështje mbeti në vendnumëro dhe tashmë palët janë sërish në prite të vendimit se kush do të jetë kryetari i Partisë Demokratike.
Kërkesa e dyshes Berisha-Bardhi që u rrëzua sot lidhej me çrregjistrimin e emrit të Lulzim Bashës nga regjistri i partive politike në Gjykatën e Tiranës dhe nuk ka lidhje me procesin e mësipërm, por me vendimin e Lulzim Bashës për të ngrirë në vitin 2023 funksionet e tij në PD.
© Newsbomb.al