Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Lulzim Basha kallëzon në SPAK Lindita Nikollën për shpërdorim detyre

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha kallëzon në SPAK Lindita Nikollën për
 

Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Basha ka paditur Nikollën në SPAK për “shpërdorim e detyrës” e kryer në bashkëpunim. Ky kallëzim i PD vjen pas vendimit të Gazment Bardhit për të rikthyer në grupin e PD të gjithë deputetët e përjashtuar nga Lulizm Basha.

Ka cenuar në mënyrë të vazhdueshme funksionimin e grupit parlamentar të PD duke mos zbatuar vendimet për kryetarin dhe kryesinë e grupit, suke shkarkuar dhe zgjidhur marrëdhëniet e punë ndërmjet grupit dhe këshilltarëve të tij, duke pezulluar në periudhën tetot-mars të gjithë veprimtarinë administrative dhe parlamentare të grupit, duke njohur si kryetar grupi deputetët të cilët me vendim të organeve drejtuese të partisë nuk janë pjesë e saj.

Zbatimi i kërkesave apo njoftimeve të deputetëve të caktuar, të cilët nuk janë pjesë e PD dhe e grupit të saj parlamentar, duke deformuar vullnetin politik të PD, përbëjnë sjellje me dashje”, shkruhet në kallëzim.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka rikthyer 11 deputetët demokratë të cilët u përjashtuan më herët nga kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha.

Bardhi njoftoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën, se deputetët të cilët ishin përjashtuar më herët, duke filluar nga data 3 prill 2024 janë pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

"Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ju njoftoj se në mbledhjen e Grupit të datës 03 Prill 2024, në përputhje me neneve 15 dhe 16 të Rregullores së Kuvendit, si dhe Rregullores sẽ Brendshme të Grupit Parlamentar, është vendosur "Revokimi i te gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj Legjislature". Për këtë arsye, të gjithë deputetët që janë vetëdeklaruar në nisje të kësaj Legjislature në përbërje të Grupit Parlamentar, rikthehen/konsiderohen si anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga  data 3 Prill 2024. Në këtë kushte, në mbështetje të nenit 16 të Rreguulores së Kuvendit, lutem të pasqyrohet ky ndryshim i përbërjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në organet e Kuvendit" shkruhej në letrën e Bardhit me datë 9 prill 2024.

Deputetët që u përjashtuan nga Basha dhe u rikthyen së fundmi me kërkesë të Gazment Bardhit:

Greta Bardeli

Ina Zhupa

Isuf Çela

Asllan Dogjani

Bujar Leskaj

Edi Paloka

Kastriot Piroli

Lindita Metaliaj

Ludovik Hasanaj

Sorina Koti

Tomorr Alizoti

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese