Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Lulzim Basha intervistë për "Zërin e Amerikës", tregon tre shtyllat e programit të partisë së tij "Demokratët Euroatlantikë"

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha intervistë për "Zërin e Amerikës",
Politikani Lulzim Basha ne Zerin e Amerikes

Politikani Lulzim Basha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka dhënë dhe një intervistë për VOA. Ai ka prezantuar tri shtyllat kryesore të programit të partisë së tij të re, të Demokratëve Euroatlantikë.

Sipas Bashës, programi u drejtohet të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe përmban tre aspekte kryesore: të drejtat e të përndjekurve dhe pronarëve shqiptarë, sipërmarrjen dhe ekonominë, si dhe mbështetje për familjet shqiptare.

Politikani i djathtë ka theksuar se familja shqiptare, por dhe ekonomia e sipërmarrja ndodhen në një krizë të thellë për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës gjatë 12 viteve të fundit. Sipas Lulzim Bashës, programi i partisë së tij synon të ofrojë një ndryshim të thellë dhe të qëndrueshëm për Shqipërinë.

"Aspekti i parë ka të bëjë me palcën e të djathtës historike shqiptare, që janë të përndjekurit dhe pronarët shqiptarë. Për herë të parë në 34 vite, Demokratët Euroatlantikë me programin e shpallur më 1 qershor kanë marrë përgjegjësitë edhe për ato që nuk na takonin ne si vendime, si për shembull 7501-shin, diskriminimin e të përndjekurve politikë dhe mospromovimin e kauzës së tyre.

Ndërsa në raport me pronarët, jemi duke ecur në shembullin e Kroacisë dhe me ndihmën e aleatëve tanë europianë, programi ynë është më i besueshëm dhe më i realizueshëm për të zgjidhur njëherë e mirë çështjen e pronës.

Kategoria e dytë ka të bëjë me sipërmarrjen. Taksat e ulëta janë një karburant për ekonominë shqiptare, për motorin e ekonomisë shqiptare, dhe shumë propozime të tjera që kanë të bëjnë me deregulimin.

Grupi i tretë është familja shqiptare, e cila ndodhet në një krizë të thellë për shkak të keqqeverisjes 12-vjeçare të Edi Ramës", ka thënë Lulzim Basha gjatë intervistës me gazetaren Klementina Cenkollari, për Zërin e Amerikës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed