
Ironitë dhe përgjigjet me video ndaj kryetarit të partisë Koalicioni Euroatlantik, Lulzim Basha dhe kryeminstrit Edi Rama nuk kanë fund.
Me një video në rrjetet sociale, Basha shprehet me ironi ndaj kryeministrit, pas deklaratave të këtij të fundit nga Gjirokastra.
Rama tha se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që mund të integrojë Shqipërinë në Bashkimin Europian dhe përmendi Lulzim Bashën, duke e ironizuar për "fjetjen" e tij gjatë bisedimeve për BE.
Për këtë arsye, Basha i është përgjigjur kreut të Patisë Socialiste, duke e rikujtuar se si, në kohën kur ishte Ministër i Jashtëm, ai futi Shqipërinë në NATO dhe arriti të heqë vizat me Bashkimin Europian.
Ndër të tjera, ai shton se në 12 vitet e qeverisjes së Ramës, nuk ka asnjë arritje të rëndësishme, përveçse dërgimi i disa figurave të larta politike, si Erion Veliaj, Ilir Beqaj dhe Sajmir Tahiri, në qelitë e burgut.
“O Rame, t’u fjet gjum futëm Shqipërinë në NATO, hoqëm vizat me Bashkimin Europian. Kurse ti zgjuar, çfarë arrite? Lali Eri tek vendi, Ilir Beqja tek vendi, Saje Qorin tek vendi, Ben Ahmetaj ka ik për momentin, por gati e ka vendin, Ter Koka tek vendi. Për të mos llogarit pastaj kryebashkiakët dhe deputetët Rame, se për ty kush nuk vjedh fle gjum Rame. Si the “me kë do flasin me Bashkimin Europian”? E mër Ram, e di si më tha një shok i joti kryeministër, ku ulet në të vetmen tavolinë ku ulet Shqipëria Euroatlantike në NATO që e gjete gati. Më tha në fillim qeshim me shakatë e Ramës, tashi qeshin me Ramën. E mor Rame, e mori vesh bota 7x7 = 313-të Rame”, u shpreh Basha.