Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Luan Baçi "i doli në mbrojtje" vrasësit të policit në Fier, Ermonala Felaj nuk përmbahet ndaj PD: Rekrutuan elementë kriminalë

Shkruar nga Newsbomb
Luan Baçi "i doli në mbrojtje" vrasësit të
Ermonela Felaj

Vrasja e efektivit të policisë në Fier, nga një anëtar i PD, pjesë e Strukturës së Mbrojtjes së Votës në 2021 është kthyer në temë debati gjatë seancës plenare. Me foton e Azgan Mërnicës në duar, Ermonela Felaj nuk i ka kursyer akuzat ndaj demokratëve.

Gjatë fjalës së saj, Felaj tha se SPAK duhet të hetojë pasi ngritja e Strukturës së Mbrojtjes së Votës në PD në zgjedhjet e 2021, rekrutoi elementë kriminalë.

 “Këta njerëz janë përdorur nga politika në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, 2021. U krijuan të ashtëquajturat struktura e mbrojtjes së votës, për të cilën keni thënë se janë profesionist. Dhe unë e besoj këtë. Ngjarja që ndodhi në Elbasan, ajo që ndodhi në Fier, atëherë kjo tregon se në zgjedhjet e 2021, janë mobilizuar dhe rekrutuar elementë kriminalë. Kjo çështje që u ngrit si pretendim ka ngelur pa u hetuar sepse është marrë prokuroria jo kompetente.

Ftoj policinë kriminale, dhe s’ka nevojë të bëjë kallëzim, që t’i rikthehen historisë së krijimit të këtyre strukturave. Ti rikthehen atyre deputetëve që kanë preferuar që të kenë kontingjent kriminal pas vetes për të mbledhur votën, sepse janë grupe kriminale dhe këtu do doja të kishte vëmendje dhe SPAK, sepse kjo nuk është lëndë për prokurorinë e Elbasanit, por për BKH dhe SPAK, dhe policinë kriminale.

Ne po i nxjerrim nga dera, ju po na i fusni nga dritarja kriminelët. Deputetë këtu kanë mbajtur deklarata zhgënjyese, as nuk kanë ngushëlluar për humbjen e jetës së punonjësit të policë dhe as nuk u distancuan nga personi në fjalë, apo t’i bënin thirrje që të dorëzohej”, u shpreh ajo.

Ajo u përplas me deputeten demokrate Jorida Tabaku, e cila e kritikoi për ndryshimin e tematikës.  

“Ne po diskutojmë një marrëveshje me Interpolin…”, tha Tabaku, por fjala e saj nuk dëgjohet pasi Felaj i fikën mikrofonin.

“Uluni, s’keni të drejtë të komentoni fjalën e një kolegu tjetër. Më kërkuat fjalën për procedurë, ua dhashë. Jo nuk keni të drejtë ta komentoni fjalën time. Kur t’ju vij radha do ta merrni fjalën. Tu vij turp për kolegët tuaj. Ata që thoni që janë të ndershëm dhe i njohim për familjarë, por janë vetëm kriminelë të pashpirt. Ishte koha të ulnit kokën dhe të mos flisnit për këtë që keni bërë, dhe jo të reagoni”, tha Felaj.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese