Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka folur për media pasi ka dalë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Ai është shprehur se është marrë në pyetje pasi një person e ka kallëzuar për fshehje pasurie. Baçi ndër të tjera tha se edhe herë tjetër është bërë kallëzim dhe se nga hetimi ka dalë i pastër dhe çështja është pushuar. Ai tha se për çdo gjë ka bërë transparencë të plotë për punët dhe bizneset e tij.
“Ka qenë një kallëzim dhe është pushuar si çështje. Është hetuar pasuria ime fill e për pe. Në të gjitha detajet pa asnjë lloj problem. Unë kam transparencë të plotë të punëve dhe biznesit tim. Jam shumë I qetë. Shumë normal. Nuk kam asnjë lloj problem. Është mbyllur si çështje. I njëjti kallëzues patronazhist, ballist ka ardhur përsëri e ka bërë kallëzim.
Ndoshta dhe SPAK për ti bërë qejfin qytetarëve, edhe kur kanë mjeranë të tillë që nuk dijnë të bëjnë gjë tjetër vetëm të bëjnë kallëzime të tilla, unë u paraqite' tha ai për gazetarët pasi doli nga SPAK”, tha ai ndër të tjera.