Hapësire reklamuese


Politikë

Lobimi 6 milionë dollarë, Lulzim Basha: PD do të ishte në pushtet nëse Berisha s'do e përdorte partinë për hallet e tij

Shkruar nga Newsbomb
Lobimi 6 milionë dollarë, Lulzim Basha: PD do të ishte në
Lulzim Basha

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me kontratën e lobimit 6 milionë euro të PD në SHBA.

Lulzim Basha deklaroi se Sali Berisha po paguan 6 milionë dollarë për një vizitë në Amerikë ndërsa shtoi se nëse s'do e kishte përfshirë PD-në në konfliktin (non gratën) e tij me SHBA-në, sot do të ishte në pushtet.

Lulzim Basha nuk la pa akuzuar edhe Edi Ramën për të cilin tha se është i përfshirë në skandale dhe se ka përdorur gjithçka për të luftuar opozitën.

"Sali Berisha ju tha se kjo s’është e vërtetë por sot paguan 6 milion dollarë për një vizë Gjovalin, ndërkohë që po të kishte ndjekur rrugën që vetë e premtoi të mospërfshirjes së partisë demokratike në konfliktin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të lejimit të Partisë Demokratike të vazhdonte përpara, përballjen me Edi Ramën, partia demokratike do të ishte në pushtet apo shumë afër pushtetit dhe hallet e tij nuk do të kishin nevojë për fatura të kripura, 6 milion dollarë për një vizë amerikane. Kjo, është e vërteta Gjovalin."-tha Basha qytetarit në rrjete sociale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese