Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Listë hallesh për 11 maj, quo vadis PD?!

Shkruar nga Newsbomb
Listë hallesh për 11 maj, quo vadis PD?!
Revista Newsbomb

Fjala deja-vu, përdoret dendur për të përshkruar disa fenomene, ngjashmëritë e ngjarjeve që ndodhin sot me ato të shkuarat. Zor se gjendet një situatë më ideale për ta vënë në jetë këtë cilësim, sesa me listën e kandidatëve të Partisë Demokratike për deputetë. Jo vetëm nga përmbajtja, por sidomos nga mënyra se si shkohet aty.

Është një jurist tjetër ai që mban disa dosje kuti në duar kësaj radhe. Franc Nuri, të cilin kamerat e shumë televizioneve të pranishme e kapin teksa po afron mesnata e 12 marsit, afati i fundit për regjistrimin në KQZ. Më parë, në të njëjtin vend, në të njëjtin korridor, në të njëjtën kohë ka qenë Ivi Kaso.

Edhe pse opinioni pak a shumë ishte përgatitur për këtë listë të PD, sërish publikimi i saj u prit me një lloj padurimi, dhe debatet, kritikat, kontestimet, mallkimet, lëshohen menjëherë. PD mesa duket nuk mundet të bëjë një listë me emra për deputetë që të jetë e kënaqshme.

MBËRTHIM RADHËSH

Po ta shohësh me kujdes, lista e PD ka dy kritere. Lufta dhe qëndrimet e ashpra ndaj qeverisë, dhe luajaliteti me Sali Berishën. Sidomos në Tiranë dallohet dhe futja në vagon e valixheve të aleatëve, një detyrim i pashmangshëm mesa duket për Sali Berishën. Duke pasur shumë kufizime, lideri demokrat me gjasë ka zgjedhur të bëjë deputetë të sigurtë ata që do të qëndrojnë aty ku janë, pa surpriza, edhe pas 12 majit.

 Ata që e mbrojnë listën, thonë se kemi të bëjmë me një përfaqësim politik ku guida janë statuti dhe aleatët. Ata që e kritikojnë e kanë më të lehtë, pasi në atë dymbëdhjetëshe është stofi i vjetër i PD, dhe nuk ka asgjë të re, nuk ka mister, nuk ka diçka ndjellëse për elektoratin. Duket sikur PD e ka humbur mekanizmin e vetëkorrigjimit, pas shumë disfatash, ku në një farë mënyrë populli i thotë vazhdimisht që duhet të ndryshojë.

Gjë që demokratët në kupolë, nuk po e bëjnë. I vetmi ngushëllim ngelet, nëse vërtetë kjo është një lloj strategjie. Sali Berisha ka vendosur që ata të cilëve u detyrohet, më besnikëve, më luftëtarëve, t’i arkivojë aty te zona e sigurtë, dhe në fushatë, në publik, në media të shfaqet me emrat e fytyrat e listës së hapur.

Nëse ndodh kjo, më të sigurtët në një farë mënyrë bëhen “kurbanë”, të heshtur, të padukshëm, ndërkohë që kuajt e fushatës, dhe motorri i 11 Majit 2025, bëhen emra e njerëz që janë në listën e hapur, ku ka me të vërtetë personalitete të spikatura dhe të rinj, ata që aq shumë kërkohen sot në politikë. Po të jetë se kjo është strategji, ndoshta mund të japë efekt, dhe skeptikët do të kutojnë se doktori paska pas një formulë të mirë.

Artikullin e plotë mund t'i lexoni në numrin e 43-të të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga sot, datë 20 Mars dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese