Hapësire reklamuese

Politikë

Listat e mbyllura “shpërblim” për besnikët? Ish-kryeministri: Në 34 vite nuk do të gjeni një si Sali Berisha, gaboheni nëse mendoni se...

Shkruar nga Newsbomb
Listat e mbyllura “shpërblim” për besnikët?
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat është pyetur sërish lidhur me listat me emrat me të cilët forca politike që ai drejton do të shkojë në zgjedhjet e 11 majit.

Berisha u shpreh se mospërfshirja e disa personave në lista nuk ka ardhur për shkak të qëndrimeve ndryshe që ata kanë, pasi ashtu si dhe vetë ish-kryeministri e pohon ai është një ndër politkanët i cili përqafon dhe respekton mendimet e gjithsecilit.

“Osman, po të ndalesh si politolog nuk do të gjesh në 34 vite në skenën politike shqiptare një njeri si Sali Berisha që jo vetëm e pranon, por edhe parapëlqen diversitetin. Absolutisht. Ta them këtë me bindjen më të thellë asnjë njeri nuk është hequr dhe nuk mund të hiqet se Sali Berisha nuk mund ta toleronte atë për mendimet e tij ndryshe, hiqe këtë, nuk ndodh ajo/ Ata që e mendojnë këtë se nuk është në listë për këtë arsye unë e garantoj që është i gabuar.

 Nuk mund të mbetet. Unë në fund të fundit këtë jetë politike e kam nisur për motivimin më themelor të pranimit të mendimit ndryshe. Po të më kthesh mua në origjinë, për mendimin ndryshe e kam filluar, për mendimin ndryshe kur ai kushtonte me çmim më të shtrenjtë. Nuk më pozicionon mua kush pse kundërshton apo pse kritikon në pozicion që unë të them që nuk të toleroj. Ky është i patolerueshëm. Gabojnë, por nuk është e vërtetë”, tha Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese