Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka shqyrtuar këtë të enjte kërkesën e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, për vendosjen e gjobave për partitë politike dhe kandidatët për kryebashkiakë, në zgjedhjet e 14 Majit 2023, të cilët nuk kanë deklaruar burimet e financimit te fushatës dhe shpenzimet.
Janë dënuar me 5 milionë lekë gjobë secila në total 23 parti politike, ndërkohë tetë të tjera janë dënuar me 20 milionë lekë secila, verifikim i thelluar për 40 kandidatë e kryebashkiakë, gjobë 7.2 milionë për Pjerin Ndreu, si dhe 1 milionë lekë të vjetra sanksion për katër parti politike.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin pjesërisht të kërkesës së Komisionerit dhe vendosi si më poshtë vijon:
I. Vendosjen e sanksionit administrativ me gjobë në vlerën 500 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor për partitë:
1. “Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian” ;
2. “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”;
3. “Partia Aleanca Liberale e Djathtë”;
4. “Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”;
5. “Partia Aleanca Progresiste LZHK”;
6. “Partia Ardhmërija Shqiptare”;
7. “Partia Bindja Demokratike”;
8. “Partia Fronti i Majtë”;
9. “Partia Fryma e Re Demokratike”;
10. “Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”;
11. “Partia Nisma Thurje”;
12. “Partia Agrare Ambjentaliste”;
13. “Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë”;
14. “Partia Balli Kombëtar”;
15. “Partia Demokracia Sociale”;
16. “Partia Demokratike”;
17. “Partia e Gjelbër”;
18. “Partia Emigracioni Shqiptar”;
19. “Partia Kombëtare Konservatore Albania”;
20. “Partia Kristian Demokrate”;
21. “Partia Republikane Shqiptare”;
22. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”;
23. “Partia Aleanca Arbnore Kombëtare”.
II. Vendosjen e sanksionit administrativ me gjobë në vlerën 2 000 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor për partitë:
1. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”;
2. “Partia Komuniste e Shqipërisë”;
3. “Partia Uniteti Kombëtar”;
4. “Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”;
5. “Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare”;
6. “Partia Konservatore”;
7. “Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare”;
8. “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”.
III. KAS vendosi kthimin e kërkesës pranë Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për hetim të mëtejshëm administrativ për kandidatët për kryetar bashkie:
1. Bashkia Belsh, propozuar nga Partisë Socialiste, z. Arif Tafani;
2. Bashkia Fier, propozuar nga Partisë Socialiste, z. Armando Subashi;
3. Bashkia Durrës, propozuar nga Partisë Socialiste, zj. Emirjana Sako;
4. Bashkia Kuçovë, propozuar nga Partisë Socialiste, z. Kreshnik Hajdari;
5. Bashkia Roskovec, propozuar nga Partisë Socialiste, zj. Majlinda Bufi;
6. Bashkia Librazhd, propozuar nga Partisë Socialiste, z. Mariglen Disha;
7. Bashkia Mat, propozuar nga Partisë Socialiste, z. Agron Malaj;
8. Bashkia Peqin, propozuar nga Partisë Socialiste, z. Bukurosh Maci;
9. Bashkia Krujë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Agron Loka;
10. Bashkia Miridtë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Albert Mëlyshi;
11. Bashkia Sarandë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Ardit Cikuli;
12. Bashkia Kamëz, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Arjan Hoxha;
13. Bashkia Divjakë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Aurel Malko;
14. Bashkia Shkodër, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Bardh Spahia;
15. Bashkia Klos, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Bedri Hoxha;
16. Bashkia Kurbin, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Behar Haxhiu;
17. Bashkia Tropojë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Besnik Dushaj;
18. Bashkia Bulqizë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Dëfrim Fiku;
19. Bashkia Gjirokastër, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Dorjan Lani;
20. Bashkia Përmet, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Edmond Komino;
21. Bashkia Devoll, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Elvis Hajdërlli;
22. Bashkia Kolonjë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Et’Hem Lumani;
23. Bashkia Fier, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Evdar Kodheli;
24. Bashkia Konispol, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Fatmir Shero;
25. Bashkia Kavajë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Fisnik Qosja;
26. Bashkia Gramsh, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Hasim Çekrezi;
27. Bashkia Fushë Arrëz, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Hil Curri;
28. Bashkia Vlorë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Hysni Sharra;
29. Bashkia Durrës, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Igli Cara;
30. Bashkia Dibër, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Ismail Uka;
31. Bashkia Kuçovë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Lefter Maliqi;
32. Bashkia Elbasan, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Luçiano Boçi;
33. Bashkia Has, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Miftar Dauti;
34. Bashkia Lezhë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Pashk Gjoni;
35. Bashkia Mallakastër, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Resmi Shanaj;
36. Bashkia Librazhd, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Shefki Cota;
37. Bashkia Rrogozhinë, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Shkëlqim Hoxha;
38. Bashkia Patos, propozuar nga Partia e Lirisë, zj. Sofije Alushaj;
39. Bashkia Berat, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Zija Ismaili;
40. Bashkia Pogradec, propozuar nga Partia e Lirisë, z. Zini Tollozhina.
IV. Vendosjen e sanksionit administrativ për kandidatin për kryetar bashkie, Bashkia Lezhë, të Partisë Socialiste, z. Pjerin Ndreu me gjobë në vlerën 720 000 lekë, sipas nenit 173, pika 6 të Kodit Zgjedhor.
V. Vendosjen e sanksionit administrativ gjobë gjobë në vlerën 100 000 lekë, sipas nenit 173, pika 8 të Kodit Zgjedhor për:
1. “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
2. “Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”;
3. “Partia Republikane”;
4. “Partia Konservatore”.
VI. Rrëzimin e kërkesës për marrjen e sanksionit administrativ ndaj:
1. “Partia Aleanca Arbnore Kombëtare”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
2. “Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
3. “Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
4. “Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
5. “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
6. “Partia e Komuniste e Shqipërisë”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
7. “Partia Konservatore”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
8. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
9. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
10. “Partia Uniteti Kombëtar”, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
11. “Partia Demokratike”, sipas nenit 173, pika 8 të Kodit Zgjedhor.
Gjithashtu, KAS shqyrtoi kërkesën nr. 4, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosjen e sanksioneve administrative, referuar vendimit nr. 187, datë 08.10.2024 “Për shqyrtimin administrativ të denoncimit nr. 2 ID nga Koalicionin Për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), ndaj personave përgjegjës për shkelje administrative, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024″.
KAS deklaroi rrëzimin e kërkesës për shkak të mos marrjes së votave të domosdoshme për tu konsideruar e miratuar.