Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Mbrojtjes, Dorian Tola. Vendimi është marrë me propozimin e kryeministrit Edi Rama, bazuar në nenin 100 të Kushtetutës dhe legjislacionin për funksionimin e qeverisë.
Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Sakaq, nuk janë dhënë detaje mbi arsyet e këtij ndryshimi apo emërimin e një pasuesi në këtë post.
VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Z. Dorian Tola, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.