Ditën e sotme është mbledhur Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku janë diskutuar një sërë temash mes tyre dhe ligjin për pronat.
Gjatë fjalës së saj deputetja e PD, Dhurata Çupi është shprehur se opozita gjithmonë ka votuar pro kur bëhej fjalë për pronën por që kësaj herë janë në mëdyshje.
Ajo është shprehur se pikërisht ligji për pronat po e mban të izoluar Sali Berishën, teksa tha: “një nga akuzat qe i behet z. Berisha dhe arsyeja pse ai mbahet sot ne arrest shtëpie, ka te beje pikërisht me zgjatjen e afatit te vlefshmërisë se bonove te privatizimit. Megjithëse, nga kjo mase kane përfituar me qindra mijëra shqiptare, fakti qe nje prej përfituesve te shumte ishte edhe dhëndri i z. Berisha, familja e te cilit si ish-pronare i ishte njohur e drejta e kthimit te një parcele toke, ka mjaftuar qe emri i z. Berisha te regjistrohet si person nen hetim dhe ndaj tij te aplikohet arresti i shtëpisë”.
Ajo është shprehur që të gjithë të kenë siguri që të hedhin votën për ligjin për pronën duket që të 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të verifikohet nëse ndonjë familjar, mik a i njohur do të përfitoje nga miratimi i këtij ligji.
Pjesë nga fjala e dhurata Çupit:
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka votuar gjithnjë pro çdo lloj nisme ligjore qe ka pasur për qellim te lehtësoje, përshpejtojë dhe ndihmoje kthimin e pronave ish-pronareve, përfshire edhe ketë ligj qe është një nisme e qeverisjes se pare te Partisë Demokratike ne vitin 1995, e drejtuar asokohe nga Presidenti Sali Berisha.
Megjithatë, zhvillimet e fundit te ndodhura ne procesin penal ndaj z. Berisha, me kane futur ne nje mëdyshje lidhur me votën time per kete nisme ligjore. Pse e them këtë? Sepse një nga akuzat qe i behet z. Berisha dhe arsyeja pse ai mbahet sot ne arrest shtëpie, ka te beje pikërisht me zgjatjen e afatit te vlefshmërisë se bonove te privatizimit. Megjithëse, nga kjo mase kane përfituar me qindra mijëra shqiptare, fakti qe nje prej përfituesve te shumte ishte edhe dhëndri i z. Berisha, familja e te cilit si ish-pronare i ishte njohur e drejta e kthimit te një parcele toke, ka mjaftuar qe emri i z. Berisha te regjistrohet si person nen hetim dhe ndaj tij te aplikohet arresti i shtëpisë.
Tani ne jemi te gjithë këtu, kolege deputete, dhe te them te drejtën besoj se asnjeri prej nesh nuk e ka verifikuar nëse nga kjo mase mund te përfitoje ndonjë familjar i afërt apo i largët, ndonjë mik apo i njohur, por nëse është rasti po te aplikohet standardi me te cilin z. Berisha po mbahet ne arrest shtëpie, ekziston rreziku qe ndaj ne te gjithëve qe jemi këtu te filloje hetimi penal dhe te na arrestojnë.
A ndodh kjo ose jo nuk e di, unë po flas thjesht për standardin qe është ndjekur ndaj z. Berisha. Prandaj, përpara se te ecim me tej me shqyrtimin e këtij projektligji kam një kërkese procedurale qe për te 140 deputetet e Kuvendit te Shqipërisë te verifikohet nëse ndonjë familjar, mik a i njohur do te përfitoje nga miratimi i këtij ligji. Nëse kjo nuk pranohet sepse është absurde, atëherë mendoj qe po aq absurde është edhe akuza qe i kane ngritur z. Berisha, dhe ai nuk ka asnjë arsye qe te mbahet ne arrest shtëpie, ku është sot.