Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ligji i Sponsorizimit në fokus, Julinda Dhame tregon misionin si deputete: Do të jem zëri i sportistëve, do ndihmoj të rinjtë për tu rritur profesionalisht

Shkruar nga Newsbomb
Ligji i Sponsorizimit në fokus, Julinda Dhame tregon misionin si deputete:
Julinda Dhame

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Tiranë, Julinda Dhame ka shpalosur të gjithë planin e saj për fushatën zgjedhore të parlamentareve të 11 majit.

Julinda Dhame ka vënë theksin tek mbështetja tek të rinjtë, duke shprehur hapur mbështetjen dhe solidaritetin me të gjithë moshat e reja duke nisur nga fusha e sporteve e deri tek arsimi.

Ndër të tjera kandidatja për deputete, synon të çojë përpara ligjin e sponsorizimit për sportistët si dhe të rrisë hapësirat e gjelbra në qytet, duke u shprehur se “sporti është shëndet”.

Shqipëria në Europë. Sporti, mjedisi, turizmi dhe të rinjtë, ajo që kam bërë gjatë gjithë kësaj kohe. I ofroj mbështetjen time dhe do jem zëri i tyre. Do jem si një nënë e vetme e një dali, që do mbështes shokët e tij, nënat e shokëve, do bëj maksimumin.

Sot një i ri ka nevojë për akses për start-up, për të shkuar në dretimin e arsimit profesional, për konsulence në karrierë. Duke ndihmuar të rinjtë, ndihmojmë dhe familjet.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese